Skandali/ 65 punonjës të “Alb-Miniera” janë 8 muaj pa paga nuk monitorojën më minierat

1165
Disa ditë më parë, në një nga galeritë e minierës së kromit në Bulqizë, u vranë 2 të rinj që nuk ishin të kualifikuar si minatorë, por që për shkak të varfërisë punonin si minatorë për llogari të bandave të tregut mafioz të kromit. Ata humbën jetën prej mungesës së plotë të kushteve të sigurisë në punë, në një galeri ku punohej pa licencë dhe pa asnjë kontroll nga shteti, por i lejuar prej kollarexhinjve të ministrisë “Gjiknuri”, në shkëmbim të “qeseve” financiare. Pas aksidentit tragjik, shefat e kollarisur të ministrisë “Gjiknuri”, shkuan në vendim e krimit të lejuar prej tyre. mbajtën proces-verbale, derdhën 2-3 pika lotë në familjet e viktimave të tyre dhe në letra… ua hodhën fajin viktimave e u kthyen tek zyra e ministrit Gjiknuri, duke i kërkuar mendim, se si do ta hartonin raportin e aksidentit tragjik. Raporti u bë siç i duhej ministrit të koncesioneve. Nisur prej këtij rasti tragjik, po dalim tek fakti që një institucion shtetëror, i cili varet totalisht nga ministria “Gjiknuri” dhe që ka për detyrë monitorimin shkencor e teknik të minierave në Shqipëri, nuk po e kryen detyrën, duke qëndruar si institucion “kukull” në zyra me kondicionerë, me makina e rehati. E kemi fjalën për institucionin “Alb-Miniera”. Ky institucion, ka braktisur totalisht punën, mbasi ministri Damian Gjiknuri u ka bllokuar pagat. Është një administratë zyrtarësh e specialistësh e cila prej 8 muajsh nuk po paguhet, mbasi ministri Gjiknuri, ka urdhëruar të mos u jepen pagat. Dhe gjersa ata nuk paguhen prej 8 muajsh, po prej 8 muajsh nuk merren me asnjë punë. Jo se kanë bërë “namin me punë” më parë, por prej 8 muajsh pa paga ata po bëjnë “nani-nani”. Janë 65 zyrtarë e specialistë të institucionit “Alb-Miniera”, të cilët shkojnë në zyra, ndezin kondicionerët, luajnë 2-3 orë bixhoz në kompjutera, shënojnë prezencën tek sekretaria dhe e shtyjnë kohën me qyfyre nëpër kafe. Nuk është faji i tyre që “ia kanë varur pafillon” punës, por (sipas tyre), shkak janë pagat që nuk jepen. Problemi qëndron tek ministria, ku asnjë prej shefave nuk qëndron pa marrë pagën, madje edhe 2-3 paga paradhënie për të shkuar në… plazhe! Të 65 punonjësit e “Alb-Miniera”, prej 6 muajsh i kanë drejtuar disa letra Drejtorisë së Përgjithshme të Minierave në Ministrinë “Gjiknuri”, por kanë marrë prej saj vetëm premtime e justifikime, ndoshat edhe për faktin se shefi i kësaj drejtorie është i zënë me bizneset e tij hidroteknike që kanë lidhje me “skemat” e ministrit Gjiknuri. Ndërsa prej ministrit Gjiknuri, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ajo që ka nisur t’u thuhet ditët e fundit pas plazhit 1 mujor të ministrit Gjiknuri dhe drejtorit të minierave në këtë ministri është kjo alternativ tallëse: Nxirrni në shitje objektet dhe hekurishtet e mbetura të minierave dhe siguroni pagat tuaja”. Faktikisht, ata kanë tentuar ta bëjnë këtë, duke nxjerr në shitje objektet e minierave, që nga kapanonet e deri tek ËC, publikuar me çmime sa vlera e 1 palë këpuce tek tregu “gabi”, por nuk po shiten. Prej 8 muajsh, ata nuk paguhen. Gazeta “Telegraf” bisedoi telefonikisht me Drejtorin e Drejtorisë së Minierave në ministrinë “Gjiknuri”, zotin Mehmet Hasalami, i cili konfirmoi faktin që 65 punonjësit e “Alb-Miniera” nuk po marrin pagat. Por nuk dha asnjë shpjegim se përse ai, ministri dhe gjithë kupola e ministrisë i marrin pagat regullisht, ndërsa 65 punonjësit e “Alb-Miniera” nuk po i marrin prej 8 muajsh! Ndoshta, kështu e ka “udhëzimin” nga ministri koncensionar. Sipas investigimit që kemi bërë, na rezulton se “Alb-Miniera” është hequr fare nga lista “fondit buxhetor pagash” të ministrisë, ndërkohë që fondi i pagave të 65 punonjësve ka kaluar si shtesë fondi pagesash për “ekspertët” e jashtëm, të emëruar me klientelizëm si “qokë” nga ministri Gjiknuri, gjoja për të monitoruar dhe reformuar minierat gëramdhë e xhungël” të Shqipërisë, ku çdo muaj vriten nga 5-6 minatorë, të cilët punësohen e shfrytëzohen si skllevër prej të licencuarve me klientelizëm prej ministrit Gjiknuri dhe sekserëve të tij në ministri e jashtë saj. 

Abuzimi/ 106 firma të licencuara për… 1 galeri kromi!

Qeveria ka dhënë rreth 106 licenca shfrytëzimi për burimet aktuale të kromit. Prodhimi aktual është rreth 200 mijë tonë në vit. Një mekanizëm që pjellë viktima, skllevër, të fortë dhe bosë të mëdhenj është gjithë zinxhiri i nxjerrjes dhe i përpunimit të kromit në Bulqizë. Minerali që për bulqizakët është vetëm buka e përditshme është “Eldoradoja” për kompanitë që kanë siguruar licenca të shfrytëzimit. Zyrtarisht, vetëm në zonën e Bulqizës janë të licencuara që nga viti 1999 e deri mars të 2011-të. 106 kompani, por ndër më të rëndësishmet është ajo koncesionare, “ACR”. Kjo kompani ka numrin më të madh të punëtorëve si dhe kontrollon zonën më të pasur të kromit, të ashtuquajturën zonën “D”. Por Ministria “Gjiknuri” ka nisur lojën e licensimeve me “mbivendosje”, duke dhënë leje deri për 106 firma private për 1 galeri kromi! 
Sigal