Skandali/ 310 makina të bllokuara nga policia, do përdoren në fushatën e 18 qershorit

594
Arjan ZADRIMA
Zbulohet skenari i fshehur brenda një njoftimi tenderi, të shpallur në “Buletinin e Prokurimit Publik” me pikënisje nga Vlora
Burime nga shërbimet e Transportit të Ministrisë së Brendshme, flasin për një skandal, përmbajtja e të cilit ka lidhje me infrastrukturën që “Rilindja” do të përdor në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit 2017. Është fjala për automjetet që do të përdoren nga ekipet elektorale të drejtuesve të PS në qendër, rrethe e qarqe, nga grupet e punës dhe agjitatorët e deputetëve aktualë, të kandidatë deputetëve, të ministrave e ish-ministrave, të kryetarëve të bashkive, prefektëve, krerëve të qarqeve e grupeve të interesit që kanë lidhje me pushtetin e PS, të partive aleate, të OJF-ve, mediave, grupeve të fonive, ekipeve të dekoreve dhe “ të urtëve” në qendër e në zona, të cilët do të jenë me shërbimet e tyre në dispozicion të fushatës së “rilindjes”. Një informacion i ardhur dje në redaksinë e “Telegraf”, bëri më dije se në dispozicion të fushatës elektorale të PS, do të vihet një “flotë” automjetesh vetura, motoçikleta dhe furgonë e kamionçina transporti mallrash. Siç thonë burimet e informacionit, për futjen në veprim të këtyre automjeteve, nuk do të veprohet siç e parashikon detyrimi ligjor siç duhet të ndodh praktikisht, por me një “marifet” tjetër. Këto automjete që do të përdoren gjatë fushatës së 18 qershorit 2017, nuk janë pronë e anëtarëve, drejtuesve lokalë e qendror, apo militantëve e bizneseve mbështetëse të PS. As nuk do të blihen dhe as nuk do të merren me qira nga firmat private, por do të jenë automjetet e bllokuara nga policia, të cilët grumbullohen në parkingjet e policive rajonale dhe në parkingjet private të marra me qira nga Ministria e Brendshme, si “sipërfaqe në përdorim”. Ky skenar, qëndron i fshehur pas një njoftimi tenderi, të shpallur në “Buletinin e Prokurimit Publik” nga drejtoria rajonale e policisë së Vlorës, qark prej nga mendohet të nis edhe aksioni i hedhjes në fushatën elektorale të këtyre automjeteve. Sipas njoftimit të shpallur prej kësaj drejtorie policie në “Buletini i Prokurimit Publik” Nr. 14, datë 10. 04. 2017, deklarohet se do të kryhet tenderi për spostimin dhe parkimin e automjeteve të bllokuara në Qarkun e Vlorës. tenderi, do të zhvillohet me 2 “Lote”. Në “Lotin” e parë, do të bëhet spostimi dhe parkimi i automjeteve të bllokuara që gjenden në Komisariatin e Policisë të Rrethit-Vlorë, ndërsa në “Lotin” e dytë”, do të bëhet spostimi dhe parkimi i automjeteve të bllokuara që gjenden në Komisariatet e Policisë të rretheve Sarandë dhe Delvinë. Çfarë do të bëhet me këto automjete? përse spostohen pikërisht tani? me çfarë urdhri dhe emergjence spostohen? Cilat shërbime policore e private do ta kryejnë këtë spostim e parkim dhe ku? A është përcaktuar vendi se ku do të çohen këto automjete? A është marrë sipërfaqe me qira dhe me çfarë kontrate, me çfarë urdhri, me çfarë procedure, me çfarë çmimi dhe tek cili individ apo subjekt shtet (bashki-ministri-privat është marrë ky vend parkimi me qira apo me blerje? Siç thuhet në informacionin e ardhur, spostimi dhe parkimi i këtyre automjeteve është vetëm një justifikim, se në fakt, ato do të hidhen për përdorim në fushatën 18 qershorit, duke u vënë në shërbim të fushatës së PS. Deri tani, janë evidentuar 210 automjete të llojit vetura, furgonë, kamionçina dhe motoçikleta, të cilat do të nxirren nga pikat e bllokimit policor e do të vihen në dispozicion të fushatës së PS të Qarkut të Vlorës. Ky “marifet”, thuhet se do të zbatohet edhe në Qarkun e Gjirokastrës, për të nxjerr në shërbim të fushatës së PS, automjetet e bllokuara nga komisariatet e policie të rretheve Gjirokastër, Tepelenë e Përmet, duke çuar numrin në afro 320, numrin total të këtyre automjeteve, për dy qarqet Vlorë-Gjirokastër, ku “rilindja” lakmon të fitoj 14 mandate nga 17 mandate që ka ka gjithsej “zona operative” Vlorë-Gjirokastër”. Mund të mohet ky informacion dhe mund të quhet “shpifje” ky skenar që po denoncojmë, por ka një dyshim të motivuar, që ta krijon fakti, se përse në kontratën e tenderit, spostimi i kaq automjeteve është përcaktuar të kryhet deri në 31 dhjetor 2017, ndërkohë që zhvillimi tenderit bëhet “me urgjencë”, konkretisht në datën 2 maj 2017! Thuhet, se këto automjete do të dalin në qarkullim në 40 ditët e fushatës zgjedhore, të mbuluara me flamuj të “rilindjes” dhe të maskuara me targa false ose me targa të mbuluara me sloganin e “rilindjes”! Nuk e dimë, nëse ky skenar do të futet në veprim edhe në qarqet e tjera, por dihet që automjetet do të jepen në përdorim të njerëzve të miratuar nga drejtuesit e bashkive të PS, nga deputetë aktualë dhe nga kandidatët për deputetë të zonave zgjedhore, të cilët edhe do t’i furnizojnë me karburant sipas një plani që do të çohet në distributorët e përzgjedhur! 

Ja njoftimi për tenderin e spostim-parkimit të automjeteve të bllokuara në qarkun e Vlorës

DREJTORIA VENDORE E POLICISË VLORE 
1-Autoriteti kontraktor(adresa, nr tel): Drejtoria Vendore e Policisë Vlore, Lagia Kushtrimi nr 5 
Tel 033 223 910 
2-Lloji i procedurës: “Procedurë e Hapur” 
3-Objekti i prokurimit: “Spostim dhe Parkim i mjeteve të bllokuara” 
4-Burimi Financimit: Nga të ardhurat 
5-Fonti limit: 
Loti I “Spostim dhe parkim mjetesh të bllokuara ne komisariatin e Policisë Vlorë” 
Loti II “Spostim dhe parkim mjetesh të bllokuara në komisariatin e Policisë Sarandë-Delvinë” 
6-Afati kohor për zhvillimin e shërbimeve duke filluar nga momenti i lidhjes se kontratës deri 31.12.2020. 
7-Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Date 02.05.2017 ora 12:00 
Vendi: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 
8- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Date 02.05.2017 ora 12:00 
Vendi: Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Sigal