Skandalet e Zyrës arsimore nuk kanë të sosur

139
Ajo që ndodh në Zyrën Arsimore të Librazhdit, mund të jetë unike në Shqipëri. Pas shkollës së Polisit dhe humbjes së gjimnazistes, skandalet vazhdojnë të jenë të pasosura.
Prej muajsh të tërë, për të mos thënë që nga shtatori kur ka filluar edhe viti shkollor, disa vende mësuesish mbahen ende vakant, edhe pse janë qindra mësues të rinj që presin të gjejnë një vend pune, edhe pse presin radhën nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Kështu, në shkollën 9-vjeçare “Genc Leka” në Librazhd që nga muaji shtator mbahet vakant mësuesi i lëndës gjuhë-letërsi, pasi ish mësuesi Ismail Elezi është larguar për në Tiranë që në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar. Po kështu vende të tjera vakant gjen në Hotolisht, ku nuk është zëvendësuar një mësuese e Ciklit të Ulët, prej disa muajsh, si edhe në Orenjë, ku orët mësimore iu janë dhënë mësuesve të tjerë, duke punuar me orë mbi normë vetëm që të mos bëhet zëvendësimi i tyre. Por vende vakante nuk gjen vetëm në shkollat e fshatrave por edhe në vetë institucionin e arsimit në rreth sikurse është Zyra Arsimore ku janë prej muajsh të tërë dy vend vakante, në sektorin e Ciklit të Ulët dhe në atë të Kurrikulës. Sikurse mësohet nga burime të besueshme brenda Zyrës Arsimore ,arsyeja e mos emërimit të mësuesve të tjerë në këto vende vakant ka të bëjë me faktin e përdorimit të këtyre fondeve për të mbuluar shumë mësues që janë emëruar me orë që nga muaji shtator dhe deri tani nuk kanë marrë asnjë kokërr leku, por mbi të gjitha për të mbuluar borxhin e akumuluar për shumë mësues të cilëve nuk iu janë paguar sigurimet shoqërore edhe pse atyre këto para iu janë mbajtur nga paga muaj për muaj. Fakti është se këto ditë mësuesi Petrit Gjoni, mësues i nderuar i matematikës do të ndeshej me peripecitë e korrupsionit dhe sorollatjeve institucionale i cili kërkonte të kalonte ne KEMP u gjend i befasuar kur në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore Rajonale në Elbasan i thanë se nuk keni paguar sigurimet shoqërore dhe nuk përfitoni KEMP-in. Edhe pse me vite kishte punuar në shtet si mësues gjimnazi, ngaqë nuk ishin derdhur sigurimet shoqërore, i pagoi nga xhepi për të përfituar, na thonë burimet konfidenciale nga zyra arsimore. Ndërkohë që janë bërë emërime pa kriter dhe që nuk kanë mbaruar as Bascelor-in apo të tjerë që kanë mbaruar për gjuhë-letërsi dhe ndërkohë japin mësim në anglisht sikurse është rasti i Rudina Hoxhollit në Rrajcë. Por raste të tilla gjen edhe në Qukës, Spathar etj. Disa ditë më parë në media u trajtua problem i mospagimit të këtyre sigurimeve shoqërore për 47 mësues të kësaj Zyre Arsimore, por duket se problemet në këtë institucion janë më të shumta. Është absurde, që në fund të vitit shkollor në disa shkolla nuk ka ende reagim ndaj fakteve të tilla. Po kështu, në shkollat e natës në gjimnaz, që janë bërë një burim korrupsioni, nxënës që nuk dihet se ku rrinë në Greqi a Itali, nuk shkojnë fare dhe as që e dinë se ku bie shkolla, e megjithatë vazhdojnë të “shkollohen” në gjimnazin e Librazhdit, nëse shikon fletoren dhe regjistrin të mungesave do shikosh qartë se çfarë fshihet pas saj. Orenja shquhet dhe për numrin e madh të nxënëseve dhe veshjes së policëve, shoferëve dhe vazhdimin e shkollave të larta, vlerësim nxënësish që jetojnë në Greqi.