Skandalet e Konsullatës së Milanos, nuk kanë të mbaruar

601
Sigal

Menjëherë mbas shkrimeve në gazetën “Telegraf” për  papërgjegjshmërinë dhe indiferencën e Konsullatës Shqiptare në Milano, në adresë të redaksisë kanë mbërritur me dhjetëra telefonata, mesazhe dhe falënderime si dhe fakte skandaloze për marrëzinë që mban peng këtë Konsullatë. “Gjithmonë ju jemi gjendur pranë dhe afër  Konsullatës tonë në Milano, por asnjëherë që nga koha që ajo ka lindur nuk kemi gjetur një  përkrahje Institucionale dhe vëllazërore, përkundrazi…. Aty të duket që nuk je në një zyrë shteti, por në ndonjë zyrë Private”, -thotë një nga intelektualët dhe organizatorët e festimeve të komunitetit shqiptar që banojnë që nga vitet ‘90 në Milano. Është për të ardhur keq,- vazhdon ai, mes të tjerave duke theksuar  se: – “Shoqata jonë ka lindur më 2009-n, mbas një përvoje timen personale  dhe ka goxha reputacion dhe prestigj në Milano e  Itali. Nuk po zgjatem, por mungesa e organizimit të  20 – vjetorit  të imigracionit vitin e kaluar më 31 mars, mungesa e publikimeve dhe e ftesave  dhe së fundmi organizimi i  100- vjetorit të Pavarësisë janë dëshmi e qartë e kontributit tonë për të qenë energjik në  miqësinë  italo – shqiptare. E ndërsa konsullja e Milanos Nausika Spahia  ose sikurse i themi ne këtej, oda private e përfaqësueses shqiptare në Milano, jo vetëm që nuk ka pasur kohë të merret me festimet e 100-vjetorit, por ka qenë gjithmonë negative me Komunitetin dhe me shoqatën shqiptare të Milanos. E kemi ftuar,  i kemi dhuruar kalendarë dedikuar Shqipërisë e kemi ndihmuar, por nga ana e saj vetëm fodullëk bashkë me gjeniun tjetër të injorancës vëllain e Jozefinës. Në Milano organizuam një nga festat më të bukura në Itali me pjesëmarrjen e zv.kryetares së Bashkisë së Milanos, ambasadori Llesh Kola na nderoi nga Roma me pjesëmarrjen e tij, Kledi Kadiu, Fabio Pizzul, babai i tij Bruno Pizzul, gazetar sportiv Rai, Zv/ trajneri i Kombëtares shqiptare me zonjën Paolo Tramezzani, Mario Furlan, Koty  Angels e shumë e shumë personalitete të tjerë nën shoqërinë e artistëve: Zef Deda, Kozma Dushi, Bujar Qamili, vëllezërit Lleshi që  kënduan dhe na dedikuan një  këngë Shoqatës së Shqiptarëve të Milanos në kuadrin e  100- vjetorit të Pavarësisë. Në festime ishin të ftuar rreth 300 persona dhe megjithë mungesën e konsulles shqiptare gjithçka kaloi në mënyrë të shkëlqyer pavarësisht se sytë, shpirtin dhe zemrën e kishim tek Tirana jonë.