Skandal/ Ryshfeti mes qeverisë shqiptare dhe mafias italiane

498
Sigal

I penduari i drejtësisë, sipërmarrësi Pino Giglio, i arrestuar në kuadër të proçesit gjyqësor “AEmelia” ka rrëfyer  mbi lidhjet e mafias kalabreze që vepron në veri të Italisë me qeverinë shqiptare. “AEmilia” është proçesi më i madh gjyqësor në Itali kundër infiltrimeve mafioze ‘Ndraghet’a në veri të Italisë. Në hetimin e Drejtorisë Antimafia të qytetit të Bolonjës u zbulua një sistem sipërmarrës fitimprurës në Rajonin e Emilia Romanjës, i aftë të influencojë në ekonominë e këtij territori duke patur në zotërim sektorin e ndërtimeve dhe transportit për interes të bosit mafioz të mafias kabareze, Nicolino Grande Aracri. Operacioni “AEmilia” u ekzekutua më 28 janar të 2015, duke çuar në arrestimin e 160 personave për rrreth 200 krime të kryera, e sekuestrimin e 70 shoqërive sipërmarrëse,  mbi 100 milionë të mira materiale, rreth 205 banesa e 65 terrene. Personat e arrestuar akuzohen për pjesëmarrje në organizim mafioz, riciklim kaptialesh të paligjshme, zhvatje, mashtrim, faturime e transaksione financiare fallso, armëmbajtje pa leje etj. Një vit pas nisjes së këtij proçesi gjyqësor, mediat italiane zbardhin se mafia kalabreze në Emilia Romanja bënte biznes të paligjshëm jo vetëm në Modena, Parma, Mantova e Reggio, por dhe jashtë kufirit italian. Pino Giglio, sipërmarrrësi 49 vjeçar, i penduari i drejtësisë dhe i dënuar me gjykim të shkurtuar me 12 vite e 6 muaj burg ka rrëfyer për autoritetet italiane se “Ndragheta emiliane” ishte gati të shtrihej me një biznes të fuqishëm në Shqipëri. Pikërisht në Shqipëri, sipërmarrësi Pino Giglio sëbashku me Pasquale Riillo i cili ndihmonte në sipërmarrjet e impenjuara në aktivitetin e faturimit të operacioneve të paekzistueshme financiare, kishin krijuar shoqërinë “Italicantieri” sëbashku me sipërmarrësin shqiptar Refat Muzhaqi. Sëbashku ishin gati të vinin duart në një biznes milioner me kusht që të ishin të gatshëm t’u paguanin rushfete “dy eksponentëve të qeverisë”. Sapo të fitohej tenderi duhet t’i likujdonin me 10 % të vlerës së përgjithshme. Flitej për tendera në shuma që arrinin deri në 18 milionë euro e përfitimet ishin shumë fitimprurës. Mbi biznesin në Shqipëri përfshihet për ndërtimin e një autostrade pranë Tiranës dhe sipërmmarrësi nga Modena Augusto Bianchini, i cili sipas ‘Ndraghetas’ ishte i vetmi që kishte mjetet e duhura për ta realizuar atë.