Skandal në Këshillin e Profesorëve: Rektori i Elbasanit mbledh Këshillin dhe miraton “Doktoraturat” e paligjshme

581
Rektori i Elbasanit mbledh Këshillin dhe miraton “Doktoraturat” e paligjshme
1- Në Universitetin e Elbasanit para 1 jave është mbledhur Këshilli Profesorëve , ku nuk ishte e pranishme as 50 për qind e tyre. Mësohet se Rektori e ka mbledhur Këshillin e Profesorëve dhe atje ka miratuar “Doktoratura” me 20 për qind të votave, dhe të komshiut të tij pedagogut të Ekonomikut Ardian Dyrmyshit, duke e emëruar këtë të fundit edhe “Sekretar të Këshillit të Profesorëve”. Një emërim skandaloz, pa votat e duhura dhe pa zbatuar kriteret profesionale. 
2- Pedagogët e Universitetit të Elbasanit, ata që e kanë marrë titullin “Profesor” dhe që janë anëtarë të Këshillit të Profesorëve, kanë mbetur të indinjuar dhe protestojnë ashpër ndaj veprimeve të tilla antiligjore dhe banditeske, pasi sipas tyre “Është duke u shkelur hapur ligji, rregulloret e universitetit, dhe po miratohen doktoratura të paligjshme”. Sipas tyre Ministria e Arsimit dhe Sporteve nuk duhet të joshet dhe të bëhet palë me Rektorin Topi.
3- Këshilli Profesorëve duke patur imponimin e një pakice dhe Rektorit, po miraton “doktoratura” të paligjshme. Psh nuk lejohet absolutisht që një pedagog nga Fizkultura dhe Infermieria, të mbrojë doktoraturën në Albanologji, në të vetmen degë, që UE ka të drejtën të miratojë gradat shkencore.
4- Si mund të mbledhësh Këshillin e Profesorëve , kur me ligj e ke të përcaktuar se “numri profesorëve duhet të jetë maksimalisht 18 profesorë të pranishëm”, kurse në mbledhjen e fundit nuk ishin as gjysma e tyre?
5- Në Universitetin e Elbasanit po vazhdohet me format, metodat dhe strukturat e vjetra, me ato të ish-rektorit Varoshi, duke thelluar më tej korrupsionin dhe drejtimin antiligjor. 

Shënim
Në numrat e ardhshëm të gazetës “Telegraf” do të botojmë materiale ekskluzive në lidhje me korruptimin dhe skandalet e pedagogëve. 
Sigal