Skandal në degën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës

900
Sigal

Ish- drejtori hedh në gjyq drejtoreshën se nuk i ka dhënë librezën e punës. Ditën e mërkurë seanca e radhës

Ditën e mërkurë në qytetin e Durrësit është zhvilluar një seancë e veçantë gjyqësore, e cila nuk ka ndodhur kurrë me parë. Ish-drejtori i Degës së Sigurimeve Shoqërore të qytetit të Durrësit ka pasur një seancë gjyqësore me pasuesen e tij Monika Tahirin, e cila nuk i ka dhënë atij pas lëvizjes nga posti që kishte më parë, librezën e punës dhe një vërtetim mbi pagesën në këtë institucion që ai e kishte drejtuar prej shumë vitesh. Ngjarje kjo, e rrallë në të gjithë vendin dhe e pashembullt. Pasi një hallexhi mund të pyesë se kur një ish-drejtues institucionin nuk ka fuqi që të marrë një shkresë zyrtare që është ligjërisht normale në vendin, ku ka punuar, çfarë mundësie i afrohet një person, i cili ka punuar në atë institucion dhe nuk i japin një shkresë zyrtare mbi rrogën që ka marrë? Dhe që është i detyruar që ta marrë me gjyq? Ky konflikt brenda institucionit është mjaft domethënës dhe kjo domethënie i ka rrënjët e thella. Arritëm që të fiksojmë një person me paterica, i cili megjithëse i kishte këmbët e thyera, akoma nuk e kishte marrë KEMP-in prej 6 muajsh sorollatjeje, megjithëse ishte me hekura në këmbë. Ditën e mërkurë atë e sollën me karrocë invalidi pranë zyrave të KEMPI-t dhe kur i telefonojmë ish-drejtorit ai na përgjigjet në telefon se ishte në seance gjyqësore. Një përgjigje katastrofike për shkallën e përgjegjësisë së një institucioni zyrtar që ka të bëjë me hallet e shtresave në nevojë… Brenda salla e KEMPI-it ishte e tejmbushur, ndërsa jashtë priste hallexhiu me paterica…

Ç’NDODH NË DEGËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE DURRËS?!

Në Degën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës, ka disa kohë që kanë filluar probleme, të cilat edhe janë denoncuar në shtypin lokal duke e akuzuar drejtoreshën aktuale Monika Tahirin për korrupsion me vendet e punës, me shkarkime dhe emërtime abuzive prej saj si dhe presionesh për të marrë lekë nga vartësit duke u kërkuar me mijëra euro (deri në 4000), nga ata për një vend pune ose në të kundërt largimin e tyre nga puna. Ditët e fundit ajo është akuzuar se ka bërë pushime nga puna, ka lëvizur dhe ndërruar statusin e punonjësve të sajë në shkelje të dispozitave ligjore. Ajo është akuzuar se ka bërë shkarkime të punonjësve që kanë pasur përvojë pune në këtë institucion, në kundërshtim me ligjin e administratës. Pasi janë hequr nga puna punonjës me arsim të lartë dhe janë marrë në punë me arsim të mesëm. Problemet janë agravuar sa që ka arritur që të mos bëhet as mbledhja e KEMP-it. Duke shkaktuar dhe irritim të të sëmurëve që prisnin të dilnin para komisionit mjekësor. Si shkak është përdorur preteksti se mjekja e ardhur nga Kruja duhet të studionte dosjet. Kush e kishte penguar që ta bënte këtë deri në afatin e mbledhjes së KEMP-it? Realisht, sipas punonjësve të brendshëm dhe atyre që janë larguar, ka akuza se dosjeve të invalidëve nuk u bëhen kontrolle nga doktorët dhe Mjeku i Sigurimeve Shoqërore pasi këtë kontroll e bën vetë doktoresha… Afati është 5 ditë dhe zakonisht dosjet i marrin ditën që dalin në KEMP. KEMP-i pas shtyrjes së mbledhjes është bërë ditën e mërkurë. Një problem tjetër që është kritikuar është se duhet rinovuar komisioni, anëtarët e të cilit nuk duhet të qëndrojnë në këtë detyrë më shume se 5 vjet. Me ardhjen e kësaj drejtoreshe është ndërruar vetëm një, kur janë edhe 4 të tjerë të pandryshuar. Ndërkohë që kërkesat për ndryshim, sipas ish-drejtorit kanë mbi një vit që janë paraqitur në Tiranë. Deri tani është anashkaluar kjo kërkesë ligjore. Një mjeke e marrë nga Kruja kryeson komisionet kur Durrësi dhe vetë Sigurimet Shëndetësore kanë doktoreshë tjetër, thonë burime nga brenda Degës së Sigurimeve të Durrësit. Kjo ka shkaktuar edhe vonesa për daljen në afat në KEMP, qoftë për herë të parë, qoftë për rinovim të invaliditetit. Kjo shoqërohet me pasoja për invalidët, pasi u kalon afati për pagesat dhe se janë me dhjetëra që e kanë humbur pagesën për shkak të vonesave. Kjo thonë ish-punonjës të larguar ka bërë që dëmtohet shërbimi për qytetarët.

Ish-punonjësit: Organizimi i brendshëm në kaos

 Ish-punonjës të këtij institucioni thonë se është edhe një problem tjetër shqetësues që konstatohet janë mungesat në verifikimet e dokumentacionit të pensionistëve. Ata thonë se kanë kaluar çdolloj afati tashmë. Afati i verifikimit të dokumenteve, shprehen ata ka qenë rreth 1 muaj e gjysmë nga data e paraqitjes, ndërsa sot për këtë as që mund të bëhet fjalë pasi kanë kaluar çdo limit të imagjinueshëm. Ka mbi 6 muaj dhe s’janë marrë. Kjo sepse janë larguar nga puna rreth 7 punonjës dhe janë zëvendësuar me ata papërvojë, nga PDIU. Vetë organizimi i brendshëm shprehen ish-punonjësit dhe pensionistët që përballen me hallet e përditshme të tyre në sportelet e institucionit. Shërbimi për qytetarët që është nga paralindja deri në vdekje, tashmë është çoroditur. Sistemi i sporteleve për pensionistet që qarkullonte në katin e parë, deri në ndërrimin e drejtuesve ka qenë tërësisht i hapur dhe mund të hynte kushdo. Me restaurimin e zyrave të Sigurimeve Shoqërore qenë shpejtuar procedurat për shërbimet ndaj qytetarëve, shërbime, të cilat bëheshin me shpejtësi dhe me afate ligjore të rregullta. Kati i parë ka qenë në shërbimin total të kërkesave të të interesuarave. Sot thonë ata, nuk bëhet me fjalë për afate. Tani gjithçka është e mbyllur dhe funksionon vetëm në dorë të drejtoreshës. Ata thonë se dyer nuk janë më të hapura, por të mbyllura në një kohe kur ky institucion ka qenë tërësisht i hapur. Vonesat janë të shumta në shërbime dhe të pajustifikuara. Në një kohë kur ky Institucion, sipas tyre, ka qenë Rajoni i parë në Republikë për caktimin në afat të pensioneve. Ndërsa sot nuk bëhet më fjalë për afate. Dhe si mund të kuptohet për shërbime shprehen ata kur vetë ish-drejtorit nuk i është dhënë Libreza e Punës sipas kërkesës së tij. Kur është larguar Enrik Tufa, ka paraqitur kërkesë më shkrim për të marrë një vërtetim pagese në institucionin që kishte drejtuar për plot 4.5 vite dhe akoma si është dhënë. Ai thotë se kërkesën kam mbi tre muaj që e kam paraqitur. Dhe fatin e tij e kanë pësuar edhe disa të tjerë që janë larguar, të cilëve nuk u janë dhënë librezat dhe vërtetimet e kërkuara. Për këtë ish drejtori Tufa, thotë se i është drejtuar Gjykatës së Durrësit.