Skandal me rrugët, 7 miliardë lekë në aksin Plepa-Rrogozhinë

576
Ekspertët e fushës që i janë drejtuar gazetës “Telegraf” me prova e fakte abuzimi me tenderët dhe cilësinë e rrugëve, janë shpërfillur nga drejtor Xhika, mbasi ai ka mbështetjen e kreut të ministrisë së Transporteve i cili e ka graduar në atë post ku “bëhen lekë me tenderë”, paraqesin prova e fakte në lidhje me krimin financiar e fizik që po është bërë e po vazhdon të bëhet me rrugët që po tenderon e po (ç)ndërton “Çeta Xhika”.
Një skandal i rëndë financiar do të jetë këto ditë në tavolinën e drejtësisë, lidhur me abuzimet e rënda në miliarda lekë, bërë me tenderët dhe projektet në ndërtimin e rrugëve nacionale, prokuruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (ARRSH), më konkretisht prej kupolës së kësaj drejtorie “ku bëhen lekë” (sipas shefave të saj). dosja e zezë të cilën gazeta “Telegraf” e disponon dhe sot po i hap “fletët e para”, provon totalisht krimin që mbajnë brenda vendimet dhe aktet e firmosur e vulosur zyrtarisht në emër të këtij institucioni, nga Dashamir Xhika, (euro)drejtori që po komandon privatisht e piratisht këtë drejtori, nga kolltuku i të cilës krijon komisione tenderësh të besuar, me të cilët përzgjedhin fituesit e tenderëve, për llogari e interesa të të cilëve, firmos e vulos vendime antiligjore, me përmbajtje të plotë krim ekonomik-financiar e infrastrukturor me rrugët. 
Krimi 7 miliardë lekë në aksin Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë
Një krim tjetër financiar ka ndodhur dhe po mbahet i fshehtë me vlerën financiare të ndërtimi të rrugës Plepa-Rrogozhinë, më saktë me aksin përroi Agait-Rrogozhinë. Është një rrugë e prokuruar me 10 lote. Ndërsa në 4 lotet e para nga Plepat deri tek Përroi i Agait, ka respektim të kushteve teknike dhe të projektit të zbatuar të këtij aksi, në 6 lotet nga Përroi Agait e deri në Rrogozhinë ka nisur dhe po bëhet abuzim i rëndë financiar dhe fizik me projektin e rrugës, sidomos në drejtim të sinjalistikës rrugore. Janë 100 miliardë lekë fonde po bëhen “”pasuri”” për “”çetën Xhika të kupolës së drejtorisë së rrugëve, për klientët e tij që ka përzgjedhur si fitues të tenderit (loteve) dhe për shefat e tij politik në ministri, të cilët kanë miratuar këtë abuzim dhe po lejojnë të vazhdoj më tej, deri në centimetrin e fundit të këtij aksi, ku sipas cilësisë së punimeve, standardeve të sinjalistikës dhe ndryshimit të projektit nuk ka asnjë siguri. Siç e thamë, segmenti Plepa-Përroi Agait, i ndërtuar me 4 lotet e parë, ka një respektim projekti dhe cilësi punimesh. Ndërsa segmenti Përroi Agait-Rrogozhinë, që ka rënë viktimë e “babëzisë” së kupolës së rrugëve dhe të ministrisë që ka në varësi drejtorinë e rrugëve, po (ç)ndërtohet me abuzime e vjedhje fondesh, që në fakt janë taksa shqiptarësh, por që po bëhen pasuri për atra që firmosin e vulosin tenderët dhe marrin në dorëzim rrugët me mangësi. Po flasim konkretisht. Në këtë segment është ndryshuar 35% e hartës së projektit. Është ndryshuar 50% e elementëve përbërës të rrugës të parashikuar në projekt. Skandal, ose më saktë krimi fizik (sigurisë) që po i bëhet këtij segmenti është fakti që elementë të sigurisë së kësaj rruge janë eleminuar plotësisht, soe janë vendosur në masën 30%. Psh, në aksin Plepa-Përroi Agait, barrierat (mbrojtëse anësore) metalike janë vendosur të katërta sipas projektit, ndërsa në aksin Përroi Agait -Rrogozhinë është vendosur vetëm një barrierë anësore metalike, paçka se projekti parashikon që gjithë segmenti Plepa-Rrogozhinë të kompletohet me sinjalistikë siç është pajisur segmenti Plepa-Përroi Agait. 
Abuzimi me preventivin/ 18 miliardë lekë aksi Fushë Krujë-Milot
Gazeta “Telegraf”, ka mundur të sigurojë një dosje krimi financiar me pasojë dëmin e madh që është bërë në ndërtimin e disa akseve rrugore, kryesisht me tenderët e sinjalistikës rrugore. Sot, po publikojmë vetëm disa fakte. Ata që kanë bërë llogaritjet financiare të fondit limit për dublimin e autostradës Fushë Krujë Milot, kanë menduar që të hapin thesin e shtetit, duke përcaktuar si vlerë të këtij studim-projektimi 476 milionë lekë/km, bërë në kundërshtim me VKM Nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit Publik”, i ndryshuar Kreu II pika 2, “Llogaritja e vlerës së kontratës” shkronja “c”, ku përcaktohet se në përllogaritjen e vlerës limit të kontratës, Autoriteti Kontraktor (Drejtoria e Rrugëve) duhet të marrë parasysh edhe çmime të tjera zyrtare. Në rastin konkret, ARRSH, ka shkelur këtë vendim, duke caktuar vlera të tjera më të larta, paçka se disponon të dhëna të përafërta të natyrës së këtij objekti si dhe kosto ndërtimore për njësinë e rrugës për 1 km, pasi ka ekzekutuar kontrata të mëparshme të së njëjtës natyrë. Ekspertët e fushës që i janë drejtuar gazetës “Telegraf” me prova e fakte abuzimi me tenderët dhe cilësinë e rrugëve, janë shpërfillur nga drejtor Xhika, mbasi ai ka mbështetjen e kreut të ministrisë së Transporteve i cili e ka graduar në atë post ku “bëhen lekë me tenderë”, paraqesin prova e fakte në lidhje me krimin financiar e fizik që po është bërë e po vazhdon të bëhet me rrugët që po tenderon e po (ç)ndërton “Çeta Xhika”. 

Po flasim konkretisht. Sipas termave të referencës, segmenti “Fushë Krujë-Milot” është me 4 korsi. Në këtë aks rrugor ka vepra arti si mbikalime, nënkalime dhe kryqëzime. Sipas projektit të tenderuar ky aks parashikon të ketë edhe ura. Çfarë ka ndodhur? Çfarë rezulton me çmimin që është prokuruar kjo rrugë? Grupi që ka bërë llogaritjen e fondit limit të vlerës financiare të prokurimit të ndërtimit të këtij aksi rrugor, ka firmosur këtë kosto: 392 milionë 817 mijë e 870 lekë, ndërsa likuidim është bërë 476 milionë lekë/km, ose 83.2 lekë/km më pak në vlera për njësi., çmim ky që nuk është i miratuar nga Këshilli Teknik. Po vazhdojmë me faktet. Autoriteti Kontraktor, konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (ARRSH), në përcaktimin e referencave për miratimin e e vlerës së studim projektimit, miratuar me Vendimin e Këshillit Teknik Nr. 27, datë 02. 07. 2014, nuk ka respektuar dhe nuk ka shënuar gjithë kërkesat e hartimit të një vlere projekti, por është mjaftuar dhe vërtitur vetëm duke përmbledhur vlerën ndërtimore të këtij segmenti, duke e fiksuar në kosto 18 miliardë lekë, vlerë kjo që përfaqëson koston e përafërt të shtesës së këtij aksi. Skandali qëndron në faktin që është tashmë në dosjen e prokurimit të këtij aksi rrugor, që termat e referencës nuk janë të plotë, nuk janë të respektuar e për më tepër, nuk janë nënshkruar hartuesit, por që janë miratuar e janë bërë vendim nga drejtori Xhika, nga “Çeta Xhika” (Këshilli Teknik) dhe të kaluar me “bekimin” (miratimin) e ministrisë së transporteve dhe APP edhe pse ka pasur ankesa me prova konkrete shkresore për këtë skandal me përmbajtje “krim ekonomik-financiar”. 
Ligji parashikon: Nuk jepet tenderi i dytë, pa kryer 70% të punimeve e tenderit të parë
Ka një ligj të cilin “Çeta Xhika” q ëka futur në kthetra dhe po keqpërdor kupolën e drejtorisë së rrugëve, nuk e zbaton jo se nuk e di, por sepse nuk do, por sepse nuk intereson. Në rastin konkret, segmenti Fushë-Krujë Milot, tenderi për këtë aks i është dhënë një firme e cila ka marrë edhe disa tenderë të tjerë rrugësh nga kupola “Xhika”, por që nuk ka zbatuar detyrimin ligjor, për të marrë pjesë në tender të dytë. Konkretisht, firma në fjalë është lejuar të marrë pjesë në tender tjetër, kur nuk ka kryer 70% të punimeve të tenderit që ka në “’dorë”. Dhe ligji nuk vepron. Ministria miraton jo vetëm pjesëmarrjen në tender të dytë, të tretë e të katërt, por edhe e shpall fituese në kundërshtim me ligjin për prokurimet, ku kriter bazë i pa tolerueshëm është ky: Nuk mund të pranohesh as në aplikim për një tender tjetër, nëse nuk ke kryer 7)% të punimeve në objektin qëe ke në ndërtim. 
Shoqëritë e sigurimeve, 168 gjyqe kundër drejtorisë së rrugëve për aksidentet prej rrugëve të pa sigfurta
Ka një fakt skandaloz me të cilin duhet të merret drejtës urgjent. E kemi fjalën për konfliktin gjyqësor që vazhdon mes drejtorisë së rrugëve dhe shoqërive të sigurimeve, këto të fundit, kërkojnë dëmshpërblime prej drejtorisë së rrugëve, mbasi e akuzojnë si shkaktar të aksidenteve që ndodhin përditë në rrugët e Shqipërisë. Skandali është ky: shoqëritë e sigurimeve detyrohen të paguajnë vlera automjetesh e shpenzime shëndetësore për rastet e aksidenteve, ndërkohë që aksidentet nuk ndodhin për shkelje rrugore të drejtuesve të mjeteve, por për shkak të pasigurisë rrugore që shkaktohen prej rrugëve të ndërtuar me shkelje projekti dhe me cilësi të dobët. 
Sigal