Skandal! Kopshtit në Tiranë i vihet emri i haremit të sulltanit “Princeshe Huriye”

963
Sigal

Entela Bineri, një qytetare denoncon një absurd të ri. Bëhet fjalë për një kopësht (çerdhe) publike nr 33 (pranë kompleksit Dinamo) që i kanë vënë emrin “PRINCESHA HURIYE” (dhe e shkruar siç e thonë turqit dhe jo shqiptarët “Hyrije”) e marrë pa dyshim nga telenovelat turke! Entela pyet: “Në ç’krijim letrar shqiptar, apo në ç’periudhë të historisë shqiptare e gjej princeshën në fjalë???”

Në fakt për këtë duhet të protestonin prindërit, po nejse, tani na lind një pyetje e re dhe shumë logjike, po kopshtet dhe shkollat me emrat e sulltanëve dhe komandantëve turq, që u përleshën me Skënderbeun, apo që kryen masakra në trojet arbërore, kur do i vendosin?

Propaganda Neotomaniste ka filluar qysh në çerdhe dhe kopshte! Ky është një skandal i ri që nuk duhet toleruar pavarësisht se nesër do plasë një tjeter, e pasnesër një më i madh dhe kështu harrojmë skandalin e djeshëm e lë më atë të pardjeshëm..