Skandal, flaken në rrugë 300 punëtorët e Mjekësit

846
Sigal

ELBASAN/ Pas emërimit të drejtorit të ri, Uzina e Demontimit të Armëve kthehet në strehë për militantët e PS-së

Uzina e Demontimit të Armëve dhe Municioneve Luftarake në Mjekës të Elbasanit, e cila ndodhet jo më larg se 7 km larg qytetit, prej 3 javësh është kyçur për 300 punëtorët e saj, shumica specialistë në këtë fushë. Fillimisht atyre iu thanë se: “Po bëhet inventari uzinës”, por e vërteta ka dalë në dritë vetëm para 4-5 ditësh, kur ata janë njoftuar për largimin nga puna pa asnjë motivacion. Uzina e Demontimit ka nisur nga puna  4 vite më parë, me fonde të NATO-s, BE-së dhe qeverisë shqiptare dhe ka si mision të saj demontimin e armëve dhe municioneve luftarake kryesisht atyre që klasifikohen si “Të rrezikshme për popullatën”. Atje prej 4 vitesh realisht demontohen armë kineze, gjermane, italiane, ruse, serbe, bullgare, malazeze, maqedonase, ukrainase, prodhim i shekullit të kaluar. Madje, janë demontuar edhe armë, të cilat u përkisnin viteve 1890, si topa, apo edhe pushkë tip “Belxhik”. Qysh ditën e parë të punës, uzina, e cila vazhdimisht është monitoruar edhe nga ekspertë të NATO-s, ka punësuar punëtorë dhe specialistë të trajnuar, të cilët kanë punuar në kushte skandaloze higjieno-sanitare dhe shpeshherë janë rrezikuar edhe nga helmet e municioneve.

Ndryshimet politike

Ndryshimi i ekuilibrave politikë pas 23 Qershorit, duket se solli edhe ndryshimet e pritshme në uzinën e demontimit të armatimit dhe municionit luftarak. Ka ikur nga detyra e drejtorit, mësuesi Daniel Karanxha, tashmë i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe lidhje me afera korruptive me ish-drejtuesit e Ministrisë Mbrojtjes dhe në vend të tij është emëruar, Astrit Halili, prej 4 vitesh Kryetar i PS-së Elbasan. Ky i fundit e ka marrë këtë post, pasi është larguar nga bashkia, ku ishte drejtor i Investimeve Publike. Por ardhja e Astrit Halilit si drejtor i Uzinës së Mjekësit, u shoqërua me kyçjen e saj për afro 3 javë, me pretendimin se, “duhet inventar për gjithçka ka hyrë e ka dalë nga uzina në 4 vjet të qeverisjes nga demokratët”. Deri këtu në rregull, por drejtori i ri, nuk ka përse të fshijë me një të rënë të lapsit dhe të detyrojë të marrin librezën e punës 300 kryefamiljarë, që prej 4 vitesh janë helmuar duke demontuar municionet e rrezikshme dhe janë paguar si skllevër nga Ministria e Mbrojtjes. Dhjetëra e dhjetëra punëtorë të Uzinës së Mjekësit, janë kthyer me librezat në dorë ditët e fundit, kur janë paraqitur për punë, gjithashtu janë njoftuar se, “do të largoheni, uzina mbyllet përkohësisht”.

Punëtorët trajtohen si emigrantë ilegal

Punëtorët nuk janë lejuar as të ankohen dhe komunikojnë me drejtorin e ri dhe janë trajtuar si emigrantë ilegalë në vendin e tyre të punës. Ajo që po ndodh në Uzinën e Mjekësit në Elbasan, ka gjasa të ndodhë  edhe më keq se në kohën kur atë uzinë e qeveriste PD e Elbasanit dhe mësuesi Daniel Karanxha. Aktualisht magazinat e Uzinës së Mjekësit janë plot me armë e municione luftarake, ndaj ai institucion e ka nevojë urgjente nisjen e proceseve të punës, por në këto kushte e rrethana, duket se PS lokale dhe drejtor Astrit Halili, do të nisin marrjen e militantëve të tyre. Atyre që në 23 Qershor u kërkuan votën, natyrisht që, tani do t’u gjejnë vendin e punës. Ashtu si në shumicën e institucioneve dhe ndërmarrjeve, edhe në Uzinën e Mjekësit, gjithçka do të nisë nga ZERO. Madje edhe roja i derës së jashtme do të largohet dhe do të merret militanti. Pra ato që bëri PD, ka nisur të bëjë PS në