Skadali i Institutit të Shëndeti Publik

707
Sigal

Reagim i KSSH…..

Ethet e Nilit dhe “Lovers Albania”, degradimi i Institutit të Shëndetit Publik dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Virusi Ethet e Nili dhe rreziku që i kanosjes Shqipërisë u bë kryefjalë e mediave këto ditë dhe Instituti i Shëndetit Publik qetësoi shqiptarët, ku sqaroi së në kohë rekord është evidentuar së në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur nga ky virus. Kur u tha në “kohë rekord” mendja të shkon tek analizat e helmimit të 30 punonjësve në kompaninë fasone “Lovers Albania”, rezultatet e të cilave nuk dalin prej 4 muajsh, e kjo përbën skandal që duhet të na tronditë të gjithëve, pasi është kambanë alarmi për kushtet e punës së shqiptarëve. Kjo mungesë transparence është tregues i mos-funksionimit të hallkave shtetërore që paguhen me taksat e shqiptarëve të thjeshtë, për tu shërbyer pak oligarkëve. Sot që po flasim në shumicën e fasonerive të vendit punonjëset nuk marrin pushimet vjetore, teksa dhe në ato raste kur i marrin punëtorët nuk paguhen nga pronarët.
Punonjësit e fasonerive detyrohen nga pronarët të punojnë me orë të zgjatura, teksa kjo problematike është me e theksuar në Durrës, Devoll Berat dhe Shkodër. Inspektorati Shtetëror i Punës ashtu si Instituti i Shëndetit Publik janë kthyer në marioneta të firmave private, teksa sot punëtorët shqiptarë janë në mëshirë të fatit dhe trajtohen si skllevër. Honorarët që marrin nga disa firma private u shërbejnë punonjësve të këtyre institucioneve për të kyçur gojën përballë kësaj barbarie mbi punonjësit shqiptarë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, refuzon thirrjen e Konfederatës së Sindikatave për të mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës me justifikimin se i është përkushtuar sezonit veror, por nuk e din se shumë 50 % e shqiptarëve nuk kanë asnjë mundësi financiare të bëjnë 2 javë pushime verore brenda vendit. Mosfunksionimi i Këshillit Kombëtar të Punës që nga koha kur Ministër i Mirëqenies Sociale ishte Erion Veliaj ka sjellë reagimin e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave dhe organizmave të tjerë.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i bën apel qeverisë të kthejë sytë nga biznesi fason ku punonjësit shqiptarë po trajtohen si në vendet e botës së tretë. Kërkojmë që qeveria të rishikojë pagën minimale, pasi pronarët e fasonerisë po nxjerrin fitime kolosale, duke përfituar nga krahu i lirë e punës. I bëj apel medieve dhe shoqërisë civile të gjenden pranë punonjësve të fasonerive, të cilët po keqtrajtohen nga pronarët e tyre, shumë prej të cilëve kanë madje të kaluar të errët në botën e krimit.