S’ka transport, 35 fëmijë nuk shkojnë në shkollë

104
Prej një jave, 35 fëmijë të Bradasheshit në Elbasan nuk shkojnë më në shkollë. Prindërit e tyre thonë se transporti për në shkollën 5 kilometra larg nuk është më falas këtë vit siç ka qenë më parë.
Drejtoria Arsimore e Elbasanit sqaron se kompetenca për kompensimin e transportit i ka kaluar që prej muajit shtator të këtij viti, por po zhvillohen negociata për të zgjidhur një problem për çmimin e biletave.
Transporti i fëmijëve në shkolla është një problem i madh për çdo prind sidomos në qytetet e mëdha për shkak të trafikut dhe rrezikshmërisë në rrugë. 
Por, po aq problematike situata bëhet për nxënësit në fshat, kur shkollat janë larg, apo për familjet me më shumë se një fëmijë të cilët nuk e përballojnë dot faturën.