S’ka paqe mes fqinjëve në Tiranë, përfundojnë në polici!

585
Bashkëjetesa në pallat është mjaft e rëndësishme për marrëdhënien mes fqinjëve. Por jo gjithmonë ky raport shkon në paqe.
Disa komshinj në Tiranë janë përfshirë ën konflikte me njëri-tjetrin, saqë sherret kanë përfunduar në polici. Një 51-vjeçar, me inicialet A.B ka vendosur kangjella duke penguar daljen në tarracë të pallatit për një 44-vjeçar, me inicialet B.G. Sipas policisë fqinj ka dashur ta zgjidhë konfliktin me vetëgjyqësi.
Po ashtu,. Një grua 47-vjeçare me banim në Tiranë, nuk ka lejuar banorët e pallatit që të izolojnë tarracën e pallatit. Për pasojë, nga lagështira e krijuar është demantuar banesa e një gruaje 67 vjeç, me inicialet Sh.N.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. 
Sigal