S’ka më televizor me antena, nga 30 qershori, Tirana e Durrësi fusin dekorat

713
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), si institucioni që mban rol themelor në procesin e kalimit në transmetimet numerike, njofton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës është data 30 qershor 2017.
Për sa më sipër, AMA iu ka tërhequr vëmendjen të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge, të marrin masat për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2) , pasi në të kundërt, mbas datës 30.06.2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive.
Sigal