Situatë kritike në PS-në e Vlorës

590
Sigal

Lojërat e ndyra që po bëhen me Vlorën  nga deputetët e zonës  kanë për qëllim final krijimin e pakënaqësive ndaj kreut të PS-së

Duket se pakënaqësitë e mëdha të krijuara në Vlorë, në lidhje me punësimet dhe shënimet e mbajtura e të përcjella në tiranë, pak ditë më parë nga i dërguari i selisë qendrore, Blendi Klosi, kanë vendosur në lëvizje selinë qendrore të PSSH. Burime nga selia rozë e Vlorës, kanë konfirmuar për gazetën, ardhjen së shpejti në këtë seli të deleguarit të kryesisë për Vlorën, taulant balla dhe tre apo katër funksionarëve të tjerë të lartë, në selinë e PSSH. Ndërsa konfirmohet ardhja e funksionarëve të lartë, nuk dihet data e saktë e mbërritjes së tyre, në Vlorë, ndoshta dita e shtunë dhe e diel, mund të jenë ditët e përzgjedhura prej tyre. Punësimet e kryera në Vlorë dhe pakënaqësitë e një numri gjithnjë e në rritje i qytetarëve të Vlorës, në lidhje me punësimet, do të jenë shkaku kryesorë i ardhjes në selinë lokale, i të dërguarve të Ramës. Vetëm pak ditë më parë dhe pikërisht të premten e datës 19 shtator në selinë e PS Vlorë, ka qenë sekretari organizativ I PSSH, Blendi Klosi, i cili erdhi për përgatitjet paraprake të zgjedhjeve të ardhshme lokale, por u largua me një numër të madh pakënaqësish të socialistëve vlonjatë dhe jo vetëm, për punësimet e kryera. Taulant Balla ka qenë edhe më parë në Vlorë, në lidhje me problematikat të ndryshme që ka pasur selia rozë, ndërkohë që është i ngarkuar i Ramës në Vlorë, për kryerjen e punësimeve. Sipas shumë socialistëve, ndër ta dhe rreth 500 komisionerë zgjedhjesh, lokale e qendrore, praktikat e punësimit në Vlorë, janë të dyshimta dhe monopol i vetëm një grupi të vogël njerëzish, të cilët nuk kanë qenë asnjë ditë të papunë edhe gjatë qeverisjes së PD, duke abuzuar me gjoja besimin që ju ka dhënë Rama, për të qeverisur Vlorën. Ata deklarohen se janë anashkaluar strukturat, se i është dhënë më shumë prioritet partisë së rrethit, janë kryer emërime jashtë kritereve e të dyshimta si rasti i drejtorit të  fundit  por edhe të  disa drejtues të tjerë që janë pa kontribute në fushata e zgjedhjet e shumta të PS.  Për emërimet kyçe dhe në vendet  ku ka interesa të forta ekonomike deputetët vendosin  njerëzit e tyre të afërt e miqtë e të tjera si këto. Ardhja në Vlorë e të dërguarve të selisë qendrore me në krye Taulant Ballën, ka gjasa të sjellë në selinë lokale me dhjetëra socialistë të papunë ndër vite e të zhgënjyer nga mospërfillja prej institucionit të prefektit dhe deputetëve të zonave. Socialistët e pakënaqur shprehen se të tilla praktika punësimi që po zbatohen në Vlorë, kurrsesi nuk mund të jenë me porosi të Ramës, i cili ju ka premtuar atyre gjatë fushatës se punësimet do të jenë transparente e sipas kontributeve të gjithsecilit në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Disa prej tyre kanë dërguar pranë redaksisë së gazetës ‘Telegraf’  edhe kontratat e nënshkruara gjatë këtyre zgjedhjeve se kush fiton 20 vota më shumë nga zgjedhjet e 2009, do të trajtohet me përparësi, përsa i përket punësimit. Vlora pret por  pritja e saj ka një kufi. Nëse do të vazhdohet me klane, shpërfillje të vlerave dhe atyre që vërtetë e duan Vlorën, ky qytet do fshihet nga ngjyra rozë dhe të mos harrojmë se nëse nuk do kishin bashkëpunuar çamët , Vlora mund të kishte humbur Bashkinë që  në mandatin që shkoi… Riorganizimi i strukturave të PD-së , bashkimi i grupimeve dhe puna që po bëhet shtëpi më shtëpi që tani ,mund të bëjë që e majta ti thotë lamtumirë bastionit të saj, ashtu sikurse i tha edhe Shkodra në zgjedhjet e fundit , Partisë Demokratike.