Situata e gripit/ Rikthehet AH1N1 në Shqipëri, Silva Bino tregon rastet

743
Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë informacione në lidhje me situatën gripale në vend në këto muaj të ftohtë dimri.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, ka thënë se deri tani ka qarkulluar virusi gripal i tipit B por se janë analizuar mostrat e para me virusin e tipit AH1N1
“Tani kemi anlizuar mostrat e para me virusin e tipit AH1N1. Janë vetë tre mostra të analizuara në laborator. Nga analizat po vëmë re që po qarkullojnë viroza të tjera që shkaktojnë infeksione në rrugët respiratore. Qytetarët janë ende në kohë të bëjnë vaksinën antigrip. Jemi në pragun epidemik,” është shprehur ajo.
Sipas Binos më të prekur nga gripi janë moshat pediatrike.
Sigal