Situata alarmante, virusi kinez përhapet në Gjermani, dyshime edhe në Rumani

506
Sigal

Autoritetet shëndetësore të Hubei në Kinë kanë raportuar për 17 vdekje të tjera nga koronavirusi në nivelin krahinor, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 41, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në pothuajse 1.300 persona.

Alarmi i kuq është ngritur edhe në Europë.

Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë  regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.

Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një “evakuimi të mundshëm” të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.

Lajmi se virusi mund të transmetohet edhe nga njerëz të cilët, megjithëse tashmë e kanë infeksionin, nuk tregojnë simptoma, ka shtuar edhe më shumë frikën.