Sitki ÇEREKJA/ Teknologjia Wireless dhe pasojat e saj

860
Sigal

Sot në mjekësi përdoren pajisje të një teknologjie të lartë. Rezonanca magnetike, Skaneri etj., kanë ndihmuar shumë për të nxjerrë përfundime të sakta e të rëndësishme për përcaktimin e diagnozës dhe për shëndetin e pacientit.

Mikrovalët janë një formë energjie elektromagnetike, si drita, ose valët e radios, por kanë një frekuencë të madhe dhe si pasojë shumë energji. Teknologjia moderne i përdor për tejçimin në distanca të mëdha të mesazheve telefonike, programe televizive, informacione për satelitët etj.. Valët që përdoren sot kanë një frekuencë shumë mijëra megaherc (MHz).  Telefonia celulare ka sjellë një përparim të madh në jetën dhe veprimtarinë tonë të përditshme dhe po përparon me shpejtësi të madhe, duke u perfeksionuar dhe duke u përhapur gjerësisht edhe tek ne, si në të gjithë botën. Kompanitë celulare, Interneti, iPhone-t, apo smartphone-t e llojeve të ndryshme e të tjera janë bërë një industri gjigante, që e bën më të lehtë komunikimin midis njerëzve dhe u sjell pronarëve fitime kolosale. Edhe në vendin tonë kjo është përhapur me shpejtësi marramendëse: shumë njerëz kanë jo nga një, por dhe nga dy celularë, me karta SIM të shoqërive të ndryshme, si Vodafon, Eagle etj..

Antenat e fuqishme të telefonisë celulare vazhdojnë të pushtojnë tarracat e pallateve të rinj, që vazhdojnë të ndërtohen. Fuqia vazhdimisht rritet, që përdoruesit të ndjehen më komodë, që të jenë të mbuluar me valë gjithnjë e më të fuqishme pasi përgjigja e pajisjeve PC, celularëve dhe cilësia e shërbimeve është mahnitëse. Njerëzit e duan internetin më të shpejtë, pasi kursejnë dhe kohën dhe nuk shqetësohen duke pritur të dalë në kompjuter ajo që kërkojnë. Kështu Kompania që prodhon pajisjet i bën ballë më mirë konkurrencës.

Duhet vënë re i ashtuquajturi elektrosmog, një ndotje e parregullt mjedisore dhe kjo ndotje nuk shihet me sy dhe është gjithmonë përreth nesh dhe ndikon vazhdimisht mbi trupat tanë.

A sjellin dëme këto rrezatime tek ne?

Disa thonë jo! Të tjerë mendojnë ndryshe…, apo i duhet të shprehen ndryshe?!. Sot dhe tek ne nëpër mjedise publike, Bar-Internet, biblioteka etj., janë vendosur transmetues Uarles (Wireless ), që mbushin mjedisin me mikrovale, që përdorin kompjuterët, apo iPhone e SmartPhone-t për t’u lidhur në Internet në çdo skaj të shtëpisë, madje dhe në kopshtin tënd, apo një kat më lart. Kjo është me të vërtetë një arritje e madhe për studiuesit që duan të lundrojnë në internet për studime, ose argëtim dhe në shtëpi me PC portativ zhvendoset brenda shtëpisë atje ku ndjehet më komod. Që aparati marrës të reagojë më shpejt dhe ne duam Internet më të shpejtë dhe kjo lidhet me fuqinë e valëve Wi – Fi.

Sistemi më i fuqishëm me shpejtësi shumë të madhe, brezi më i ri, quhet ËIMAX. Ky rrezatim mund të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe disa viktima deri tani janë shfaqur. Këto rrezatime shkaktojnë dëmtime serioze të trurit, kancer, rritje jo normale të kockave etj..

Një konsulent i OBSH ( Organizata Botërore e Shëndetësisë ) i quajtur John Goldsmith shprehet se, ekspozimi tek Wi – Fi mbetet një shkak potencial për dështime të shtatzënisë tek gratë. Dhe fëmijët e vegjël rrezikohen nga kjo teknologji: truri i tyre thith 10 herë më shumë se të rriturit këto mikrovalë, sepse tek fëmijët indet kockore dhe truri i tyre përmban më shumë ujë.

ADN – ja mitokondriale e njeriut të ekspozuar keqas ndaj këtyre rrezeve dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme, që nuk korrigjohet dhe prandaj çdo dëmtim gjenetik, ose jo i ADN – s mund të transmetohet nga nëna tek brezat e ardhshëm, gjë që sjell degjenerimin e racës njerëzore. A mund të falet kjo?!

Duke parë këto dëme mendohet se është më mirë të kthehemi pas tek Wired se sa të ndjejmë këto pasoja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pasur njohuri për Efektet Vdekjeprurëse të këtyre rrezatimeve qysh nga viti 1973, dhe për të gjithë këto vite ka mbizotëruar një heshtje në mediat elektronike dhe të shkruara, pasi këtu ndërthuren Interesa Gjigande të Kompanive Shumëkombëshe. (Shih në Internet Studim i titulluar “Biologic Effects and Health Nazards of Microwave Radiation”. Atje mund të lexoni dokumentin No. 05 – 609 – 04 ku flitet për konflikte gjigande interesash… Në internet mund të klikoni edhe tek Il Rostro. org dhe mund të lexoni plot materiale për këtë qëllim.)

Shumë vite më parë Rudolf Diezel na dha parimin e motorit, që mbanë emrin e tij, ku digjet naftë në vend të benzinës që ka rendiment më të madh dhe kursen karburant. Kjo nuk u vinte për shtat bosëve që donin të harxhohej sa më shumë karburant, prandaj një ditë, tek shëtiste si pasagjer me një anije në lumin Tamiz, u zhduk e në mëngjes nuk u pa më…  Kam parë foto makinash shumë të bukura që punonin më korrent, që ende nuk po e shohin dritën e diellit…, po pse? Këtyre makinave i takon e ardhmja, pasi kanë rendiment të mirë dhe nuk ndotin mjedisin. Këto makina do të konkurrojnë ato me djegie të brendshme, pra me karburant, gjë që nuk i intereson bosëve të naftës. Meqenëse ne nuk mund të ndalojmë këtë të keqe, është mirë që të ruhemi sa më shumë të jetë e mundur, veçanërisht të ruajmë gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Çfarë duhet të bëjmë?

-Kur duhet të telefononi përdorni gjithnjë kufjet me kordon dhe jo wireless për t’u larguar nga rrezatimi që vjen nga telefoni juaj. Po nuk i patët kufjet me vete dëgjoje nëpërmjet altoparlantit (vivavoce) me celularin sa më larg veshit.

-Veç në raste të veçanta mund t’i jepni fëmijëve të flasin shkurt me celular dhe mos i lini ata të luajnë me celularin tuaj.

-Kur tek ekrani vëreni se nuk ka valë, ose ka pak, në atë vend apo atë kohë, mos kërkoni të telefononi, po nuk patët urgjencë. Kur ka pak fushë, për t’u lidhur të flasësh do t’u duhet më shumë fuqi e një numër më i madh rrezatimi nga celulari juaj.

-Kur lundrojmë në internet me celularin ai lëshon valë elektromagnetike. Duhet të mos e mbajmë celularin midis këmbëve gjatë kësaj kohe.

-Duhet thënë që dhe Kompjuterin portativ, ose Laptop, të mos e mbështesim tek këmbët, pasi dhe ai është një sistem elektronik, pra dhe ai është një rrezatues i fushës elektromagnetike. Ta mbështetni mbi këmbë është e rrezikshme, por kur jeni të detyruar mund të përdorni një jastëk.

-Kur po pret lidhjen me celular, prit derisa ai tjetri të përgjigjet e pastaj afroje celularin tënd tek veshi dhe jo shumë afër.

Të mos flasim kur aparati është duke u ngarkuar dhe të mos i mbajmë ndën jastëk natën, ose afër trupit kur ngarkojmë baterinë e celularit.

Është me rëndësi që ta mbani celularin sa më larg , veçanërisht larg zonave delikate, si koka, zemra dhe organet gjenitale, por mbajeni në çantë, ose tek xhepi i pasmë, ku burrat mbajnë portofolin…  

Nuk është mirë që duke e pasur aparatin pranë trupit ta përdorim për të na bërë zgjimin.

-Flisni shkurt, pa e zgjatur shumë bisedën dhe dëgjojeni një herë me një vesh e herë me tjetrin vesh.

-Është mirë që Wireless ta përdorim, kur kemi nevojë për lidhje interneti dhe jo të gjithë kohën të mbushë hapësirën ku qëndrojmë ne me valët e dëmshme. Mundësisht gratë shtatzëna dhe fëmijët të mos i përdorin, ose ti përdorin sa më pak e shkurt. Për këto do të rekomandoja celularë të tipave shumë të thjeshtë, që vetëm thërrasin, ose vetëm i përgjigjen thirrjes telefonike.

Përdorni më shumë, kur është e mundur, telefonin fiks të shtëpisë etj…

 *Pedagog fizike