Sirianët refuzojnë azilin në Shqipëri

529
Ditën e sotme 16 sirianët që u kapën në territorin shqiptar një ditë më parë, kanë kërkuar që të kthen përsëri në shtetin grek. Sirianët nuk kanë kërkuar azil në Shqipëri, por duan të kthen përsëri në vendin nga erdhën, pra në Greqi. Mësohet se sirianët, 4 meshkuj, 3 femra, dhe 9 të mitur midis tyre dhe një foshnje 2-muajshe, do të sistemohen në qendrën e mbyllur në Vorë, derisa të rikthehen në Greqi. Të mërkurën janë kapur 16 refugjatë, mes të cilëve 9 fëmijë, ku njëri prej tyre ishte 2 muajsh. Ata u kapën në fshatin Vërnik të Rrethit të Devollit, në zonën e quajtur në drejtim të piramidave dhe kanë dashur të kalojnë tranzit në Shqipëri, me synimin Gjermaninë.
Sigal