Sipërmarrja elitare shqiptare, avangardë e paradës së Panairit Ndërkombëtar 2015

598
“Klik Ekspo Group” sjell elitën e biznesit shqiptar, EHV, Amla, Lufra, Deka, Teuta etj.
Ekspozues të përkushtuar e pjesëmarrës dinamike në forumet e biznesit, vizitorë të vëmendshëm e përthithës të menjëhershëm të inovacioneve dhe teknologjive të propozuara, është kjo tabloja që ka pushtuar hollet e Panairit “Klik Ekspo Group”. Sipërmarrësit shqiptarë zotërojnë fronin e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës: edhe në këtë edicion, sektorët që i shohin ata protagonistë dhe shifrat e biznesit janë motive vlerësimi dhe tregues zhvillimi. Vëmendje e pakursyer edhe për start-up dhe sipërmarrësit artizanë në hapësira të dedikuara. Kompani të afirmuara tashmë në tregun shqiptar, që aspirojnë të konkurrojnë në tregjet evropiane, janë avangardë të eventit gjigand të “KLik Ekspo Group”. “Klik Ekspo Group” ka sjellë elitën e biznesit shqiptar, EHV, Amla, Lufra, Deka, Teuta etj. duke sintetizuar pavijonet e shteteve të ndryshme, që përfaqësohen me sipërmarrjet përkatëse, nga Italia, Greqia, Polonia, Turqia, Maqedonia, Kosova, Zvicra, Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Gjermania, Kroacia dhe Spanja, përgatiten të ekspozojnë në sektorët: ndërtim dhe infrastrukturë, transport dhe telekomunikacion, mbetje urbane dhe mbrojtje e mjedisit, energjitike, industri agroushqimore, turizëm.
Supermakat e Kosovës, në tregun shqiptar
Në Panairin Ndërkombëtar të “KLik Ekspo Group” 2015, kompani prestigjioze kosovare të afirmuara tashmë në tregun shqiptar, promovojnë produktet e tyre dhe janë duke zhvilluar kontakte të reja, të cilat mund të rezultojnë me marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen. Përfaqësuesit e kantinës së prodhimit të verërave “Rahoveci”, shprehen optimistë për organizimin e këtij eventit kaq të rëndësishëm, që siç thonë ata, vetëm “Klik Ekspo Group” di t’i realizojë, ndërsa e gjejnë veten në zhvillimin e takimeve me kompani të huaja dhe shtrirjen e rrjetit “Vera Rahoveci” anembanë Shqipërisë. Një tjetër kompani nga Kosova, që ka zgjedhur të ekspozojë prodhimet e veta në “zemër” të hollit të Pallatit të Kongreseve, është edhe “MiniPani”, që prodhon mbi 100 lloje produktesh brumi, gjysmë të gatshme dhe të ngrira, në disa vende të Ballkanit dhe BE-së. Panairi Klikut është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve të reja dhe ne do të jemi sërish këtu, tha përfaqësuesi i “MiniPan”, i cili bashkëbisedoi me ne.
“Klik Ekspo Group”, “non stop” suksesit
Edicioni i 22-të përgatitet të tejkalojë vetveten dhe shifrat e përvitshme, mbi 30 mijë vizitorët, një përqindje e lartë e të cilëve “Trade Visitors” të Specializuar, mbi 300 ekspozuesit ndërkombëtarë, nga mbi 30 shtete në edicionet e shkuara, shifra të certifikuara nga ISF – Instituti i Certifikimit të Statistikave – Bolonja; këto janë vetëm disa nga faktet e patundshme, që i garantojnë çdo ekspozuesi të drejtpërdrejtë apo pjesëmarrësi të tërthortë, përfshirjen në një prej evenimenteve më të rëndësishëm të Biznesit në Tiranë dhe në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
EXPO Nations
Republika Popullore e Kinës, për të tretin edicion është e pranishme me sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonet më të zhvilluara të gatshme për të investuar dhe bashkëpunuar me tregun shqiptar mikpritës në të gjithë sektorët, e mbi të gjitha në ata prioritarë, në vështrim të projekteve madhore, në të cilat investitorët kinezë qëndrojnë në rresht të parë: Rajoni i Shanghait, Provinca e Anhui, dhe Zhejiang, me një rekord ekspozuesish mbi 50 kompani në industrinë metalurgjike, tekstilet, porcelanit, elektroshtëpiake, mobilie etj. Pavijoni i Republikës së Kinës ka përkujdesjen e RCG Group – Shanghai Business Consultant dhe ÇIP, Këshillit për Tregtinë me Jashtë dhe Investimet e Huaja në Republikën Popullore të Kinës. EXPO Nations befason këtë vit me Pjesëmarrjen e Përbashkët të sipërmarrësve nga Ekuadori, të gatshëm për të ndërvepruar dhe për të plotësuar hapësirat e tregut në produktet ushqimore. Pavijoni i Bosnje-Hercegovinës, i përvitshëm dhe insistues në propozimet në sektorin e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, përpunimit të aluminit, mobilieve. Dhoma e Tregtisë me Jashtë e Bosnje-Hercegovinës, është edhe këtë edicion promotor dhe nxitës i shumëfishimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, të cilat mbërrijnë në një stad të rëndësishëm, inkurajuar edhe nga Marrëveshjet Dypalëshe, nënshkruar mes Qeverive, që bëjnë të mundur lehtësimin e lëvizjes mes vendeve, eliminimin e barrierave tarifore, duke përforcuar bashkëpunimin ekonomik. Sipërmarrësit nga Republika e Serbisë, pajtuar në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, tregojnë edhe njëherë qëndrueshmërinë e volumeve tregtare mes dy vendeve tona përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit, duke ekspozuar edhe në këtë edicion industrinë e materialeve të ndërtimit, industri agroushqimore, materiale elektrike dhe elektroshtepiake. Pavijoni i Hungarisë, nën kujdesin e HIPA – Agjencia e Promocionit të Investimeve të Hungarisë, tregon edhe këtë edicion aftësinë e sipërmarrësve hungareze për të përvijuar investimet e tyre në Shqipëri dhe gatishmërinë e palës shqiptare për t’i mirëpritur dhe krijuar klimë të favorshme për çeljen e bashkëpunimeve të reja.
Sektorët në fokus:
Edicioni i 22-të i Panairit të “Klik Ekspo Group” është i hapur dhe gati të përcjellë sipërmarrjen tuaj të vogël, produktin e ri, zbulimin e përkushtuar për tregje të reja, cilido qoftë sektori i synuar: Energjetika, Ndërtimi, Transporti, Mbrojtja e Mjedisit, Bujqësia dhe Industria Agorushqimore, Shërbimet Financiare, Turizmi dhe Projektet Zhvillimore, Art e Kulturë, etj.
Sigal