Sinoptikanët: Moti ndryshon sërish, ja parashikimi për ditën e sotme

814
Ditët me diell ia kanë lënë vendin atyre me shi, por edhe të ftohtit. Meteoalb parashikon se ndryshe nga nje dite me parë, dita e sotme do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.
Parashikimi i Meteoalb
Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë thuajse gjithë vendin, por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë ekstremin Verior dhe Verilindor në orët e para të ditës.
Pasditja sjell kthjellime e vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do ketë në zonat Lindore deri në mbrëmje kur moti rikthjellohet në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 – 3°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.
Sigal