Sinoptikanët japin alarmin: Bëni kujdes sot, temperaturat deri në 40º, por s’mbaron me kaq

469
Që prej fundjavës së shkuar vendi ynë u prek nga një valë e pazakontë të nxehti ashtu si edhe pjesa tjetër e Ballkanit, por sinoptikanët japin alarmin se temperaturat sot do të shkojnë deri në 40º dhe këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes.
Në një emision sinoptikania Lajda Porja tha se i gjithë muaji korrik do të karakterizohet nga temperatura më të larta se normalja, ndërsa sot ato parashikohet të arrijnë deri në 40º.
Po sipas saj, parashikohet që muaji korrik të jetë më i nxehti i verës.

Por duke nisur nga java që vjen, Porja parashikon një rënie të temperaturave deri në datë 7 korrik. Pas këtij momenti rikthehet sërish i nxehti afrikan.
Sigal