Singapori njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës

540
Sigal

Singabori bëhet shteti i 113 që njeh
pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës,
Enver Hoxhaj në një postim në profilin e tij në FB.

Enver Hoxhaj: Një tjetër lajm i mirë për
Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam
takuar e lobuar pa ndërprerë duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në
vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian
Balakrishnan në New York. Tani numërojmë 113 njohje.

Njohja nga Singapori, për
Kosovën, është e 113, që nga shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008.