Sindikata e Artistëve theu heshtjen, reagojnë për problemin e TK-së së Shqipërisë

58
Pas ditësh qetësie, një grup prej stafit të aktorëve të angazhuar me Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Teatrit, janë riaktivizuar për çështjen e të ardhmes së godinës së Tatrit Kombëtar të Shqipërisë (TK).

Në një takim të radhës, ata janë shprehur të vendosur se janë kundër prishjes, pa u ngacmuar nga ideja e një të riu mbi themelet e saj.

Ata duan ose rikonstruktim, ose kthimin në muze, por kursesi rafshimin e tij. Madje për këtë do kërkohet dhe kontrubuti financiar i njerëzve. .

“Nuk thotë që do ndërtohen kulla, nuk thotë që do ndërtojmë teatrin poshtë kullave. Nuk thotë që territori i TK nuk duhet të preket. Po a nuk kemi të drejtë ne si qytetarë të Tiranës të kërkojmë të drejtat për këtë territor të këtij qyteti. Shumë shpejt brenda javës do të lidhim gjithë institucionin e nevojshëm për të hapur një numër llogarie për rikonstruktimin e TK kombëtar dhe për donacione nga gjithë shqiptarët”, tha Arben Derhemi, një ndër zërat më aktivë që janë pro-ekzistencës së TK-së tradicionale