Sindikata, akuzon Ministrin: Hekurudha në kaos, merrni masa urgjente. Bordi paga nga 1.3 milion, punëtorët rrezikojnë rrogat

165

Sindikata e Bashkuar e Hekurudhave Shqiptare ka patur dje një debat të ashpër në takimin që ka zhvilluar me kreun e Ministrisë së Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Bordit drejtues zotin Edmond Seitaj. Osman Meta kreu Sindikatës së Bashkuar të Hekurudha Shqiptare tha dje për “Telegraf” se “Hekurudha Shqipetare është futur në kaos total, duke rrezikuar të mbyllë totalisht shërbimin e transportit më popullor ne Shqipëri, raportet e KLSH si dhe dërgimi në Prokurori i propozimeve mbi masat administrative e penale, duket se kanë krijuar terren të keq për Hekurudhën”. Zoti Meta tha se “ne kërkuam nga zoti Haxhinasto dhe Seitaj, të mos ketë disnivel pagash, kur një punëtor mezi paguhet  dhe një drejtor njësie të marrë 1.3 milion lekë në muaj, të mos fryhet administrate e cila sa vjen e shtohet, të mos frikësohen dhe të mos u bëhet presion punonjësve tanë kur ngrenë zërin për të  drejtat e tyre, të ulen shpenzimet  marramendëse, dhe ti jepet zgjidhje problemeve të sistemit hekurudhor”. Një tjetër problem duket se ka dalë me pagat e 1130 punonjësve të kësaj ndërmarrje nacionale. Skandalet e njëpasnjëshme dhe amullia duket sapo futesh tek objektet e Hekurudhës Shqiptare e cila i ngjet një komande të braktisur nga ushtare dhe oficerë. Duke njoftuar masat e reja administrative dhe shkeljet e bëra, drejtuesit Sindikata e Bashkuar e Hekurudhave  është  në pritje dialogut dhe zgjidhjes së problemeve kronike që nuk po i ndahen sistemit të transporti me shina. Meta tha se “Bordi Drejtues i HSh të mos largojë asnjë prej tyre nga puna por të mos fryjë administratën, e cila paguhet sa 10 fish i pagës së një makaniku që ka 35 vjet punë”. Kaosi në Hekurudhë pritet të shoqërohet me një grevë të paralajmëruar e cila do të përshkallëzohet. Pagat  rrezikohen pasi mungojnë subvencionet nga shteti, gjë e cila mbetet e pakuptimtë, pasi Hekurudha është sektor që vetëm “ha” para nga shteti por nuk mund të tolerohet dhe të mbeten punonjësit pa rroga. Një anëtar Bordi merr pagën 800 mijë lekë çdo muaj pa u paraqitur asnjë ditë në HSH. Ashtu siç pritej edhe në takimin tre palësh Sindikate-Drejtori-Ministri Transporti, asgjë e re nuk ka rezultuar. Kaosi dhe amullia që ka përfshirë Hekurudhën Shqiptare ka gjasa të paralizojë  transportin e pasagjerëve, pasi ai i mallrave ka muaj që nuk realizon as 50 për qind të objektivave te planit. Nga ana e tyre sindikalistët  po kërkojnë me ngulm zbatimin e marrëveshjeve në të kundërtën do të nisin grevë pa afat.