Simpozium në SHBA për Prof. Sami Repishtin!

818
Sami Repishti është shkrimtar, humanist dhe historian shqiptar. Ka shërbyer shumë për njohjen e çështjes shqiptare në perëndim. Eshtë autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Tematika e tyre, përfshin kryesisht vuajtjet e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar. Intelektuali erudit Prof. Repishti, ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë e Shqipërinë pranë Amnesty International në ShBA, për periudhën e vitëve 1979-1982. Është i pari shqiptaro-amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve kongresiane e qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar. Në 1968, formoi organizaten “Rinia Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë”. Në nëntor 1982, me Arshi Pipën organizuan Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën me pjesëmarrjen e 14 profesorëve europianë dhe amerikanë. Në 1986 kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua në 1996. 
Programi i veprimtarisë
Hapja e sesionit nga Ramadan Gashi dhe përshëndetje nga dr. Niko Qafoku.
Anton Cefa: Prof. Repishti në 90 – vjetorin e lindjes. 
Dr. Elez Biberaj: Përpjekje për liri e pavarësi të Kosovës. 
Agron Alibali: Një trajtimi i problemit çam. 
Fotaq Andrea: Hyrje: Dialektika e rendit dhe rrebelimit të Andre Malraux. 
Dr. Lumira Rroji: Pika loti, tregime burgu, analizë.
Dr. Eleni Karamitri: Nën hijen e Rozafës, narrativë e jetueme.
Frank Shkreli: Veprimtari për të drejtat e njeriut.
Grid Rroji: Mendimi politik i Prof. Repishtit.
Përshëndetje nga prof. Sami Repishti.
Kush janë ligjëruesit e veprimtarisë
Agron Alibali., J.D. Univ. i Tiranës dhe Bryant U. Ka punuar në legjislacionin elektoral, të drejtat e njeriut dhe minoritetet, reformat bankare dhe institucionet financiare në Europën Juglindore. Profesor pranë Bryant U. ku jep mësime në studime bankare dhe ligjin tregtar. Kërkues pranë Univer. të Harvard në lidhje me Kosovën dhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Kandidat për anëtarësim në ‘Aarhus Convention Compliance Institute, Geneva, CH (2008).
Fotaq Andrea, përkthyes, anthologjist, eseist shqiptar, me banim në Strasburg, Francë, ka botuar më shumë se 20 vepra në shqip, mes të cilave antologjitë: “Libri i artë i prozës franceze”, “Libri i artë i autoreve francezë mbi shqiptarët” dhe “Shqiptarët e Italisë”. Ka përkthyer në frëngjisht botimin: “Dialektika…” të S. Repishtit.. Gjatë viteve 1997-2000 ka përfaqësuar Shqipërinë pranë Këshillit të Europës. Gjurmues i pasionuar, intelektual i mirëfilltë, vazhdon pa ndërprerje punën e tij në Strasburg, me vizita te shpeshta në Shqipëri.
Elez Biberaj, Ph.D. Columbia U., autor dhe analist politik. Ish Drejtor i Shërbimit shqip të VOA, transformoi me sukses këtë shërbim në njësinë më të suksesshme të transmetimit. Tani është drejtor i Divizionit “Eurasia” të VOA. Profesionist, novator, organizator i dalluar, i vlërësuar “Excellent” nga drejtuesit e tij. Ftohet si ligjërues nga kanalet televizive amerikane, Departamenti Amerikan i Shtetit, Keshilli Kombëtar i Sigurisë dhe agjensi tjera, për komentet mbi ngjarjet në Ballkan. Një zë me influencë në çështjet shqiptare (i njohur si “Biberaj factor”).
Anton Çefa, Univ. “L. Gurakuqi”, Shkodër. “Mësues i Merituar”. Mbas vitit 1990-1991, ka bashkëthemelues e drejtues i gazetës “Shkodra”, bashkëdrejtues i revistave “Rrezja e jonë”, ”Kumbona e së diellës”, Radio Shkodra. Editor i “Dielli” të “Vatrës”, 1994-2006. Poet “në heshtje” si anti-konformizëm me “realizmin socialist”. “Award Merit” nga shoqata “Vatra”, (2013), studjues i etno-psikologjisë së kulturës shqiptare dhe kritik letrar.
Ramadan Gashi, Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të Kosovës Rugova, kryetar i Degës LDK për New Yorkun.
Prof. Eleni Karamitri, Univer. i Tiranës, pedagoge e letërsisë, autore e shumë studimeve, përfshi edhe “Zëra nga diaspora”. 
Dr. Niko Qafoku, bashkëthemelues dhe president i parë i Institutit Mbarkombëtar Alb-Shkenca.
Dr. Lumira Rroji. Univ. i Tiranës, autore e shumë studimeve në revistën “Studime filologjike”, profesore e jashtme, paneliste në shumë simpoziume, kombëtare dhe ndërkombëtare. Lektore për At Gj.Fishten U. e Napolit (Itali).
Grid Rroji, Zyra Informative, Qeveria e Shqipërisë. Ko-ordinator për Mediat pranë OKB-së; lektor për marrëdhëniet ndërkombëtare (NYU) dhe komunikime (St.John’s U.), panelist në seminare për çështje shqiptare. Themelues e president i Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci. 
Frank Shkreli, G.Washington U. Emigroi në SHBA (1970) ku përfundoi studimet universitare (1974), redaktor i programit shqip të VOA, ku punoi pa ndërprerje 1974-2004, Drejtor i VOA për Eurasinë (1994), anëtar i delegacionit të parë amerikan në Shqipëri (prill,1991), drejtor ekzekutiv i NAAC, lobi shqiptaro- amerikan (2004) dhe komentues aktiv i ngjarjeve në Shqipëri.
Arsimimi 
1934-42: Liceu “A.Gj.Fishta” Shkodër.
1942-43: Univ. Firenze-s, Itali, Histori moderne.
1962-64: Queens College, CUNY B.A. cum laude, French, Economics.
1965-69: Queens .College CUNY. M.A. French (Thesis frengjisht).
1970-71: Universite de Paris (Francë) Scholarship winner.Aggregation.
1971-77: Graduate Center, CUNY (Ph.D.,’77 French)Dissertation in English. 
1977-79: Hofstra U. School for Administration/Supervision. Certificate.
Veprimtaria akademike si autor
1. Dialektika e rendit dhe e rebelimit te A.Malraux, Tiranë, 2014.
2. Tema e revolucionit në romanet e Andre Malraux, tezë doktorature, 1977.
3.Ten memorandums: The plight of the Albanians in Yugoslavia, 1NY-1985.
4. Shqipëria me pak fjalë, N.Y.1992, 
5. Pika loti, tregime burgu, Shkodër, 1997, 2008.
6. Nji za për Kosovën, 2000. 
7. Nën hijen e Rozafës, narrativë e jetueme, Tiranë, Onufri, 2004.
Veprimtaria akademike si bashkautor
1. Lidhja e Prizrenit, 100 Vjetori, Romë,1978.
2. Studime mbi Kosovën,1984, së bashku me Arshi Pipën
3. Të drejtat e njeriut në Jugosllavi
4. Jugosllavia, dështimi i komunizmit demokrat
5. Vetëvendosje në Europën Qendrore dhe Lindore.
6. Shpërbamje në Europën Qendrore dhe Lindore,1989.
7. Epoka e re, 1990.
8. Gjuhë dhe kompetencë shqipë, 1992, së bashku me I. Haznedari.
9. Kosova 2000, përshtypje.
10. Çamëria, seminar.
11. Jahudijtë në Shqipëri, historia e një mbijetese.
12. Shqipëria e Jugut, Çamëria, 2014, artikuj, memorandume, peticione, letra gazetave etj.
Nderime dhe vlerësime
1. Departmental Honors (frëngjisht) Queens College (1964),C.U.N.Y.
2. W.Wilson Fellowship, finalist (1965) W.W.Foundatiom,Columbia University.
3. Bourse d’etudes du Gouvernement français (1970). Bursist Qeveria franceze.
4. Pllakë mirënjohje aktivitet për të drejtat e njeriut, A-A National.Org, 1988. 
5. Distinktivë e KOASH në SHBA ”Veprimtari për të drejtat e njeriut”, 1988).
6. Kandidat i çmimit YAVNER, N.Y.S. “Arsimtar i dalluar për të drejtat e njeriut” .
7. “Fighter for Democracy”, Dhurate–Picture Frame (Bill e Hillary Clinton (1992). 
8. Medalje e Artë “Pishtar i Demokracisë”, Presidenti i RSH, 1992.
9. Urdhëri “N. Frashëri, Klas I, Presidenti i RSH, 1995. 
10. “Certifikate Mirënjohje: Hapja e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë”, 1996. 
11. Mirënjohje në Kongresin Amerikan me rastin e 75 vjetorit të lindjes, 2000. 
12. “Medalje e Artë” Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Presidenti I. Rugova, 2003.
13. Pllakë Mirënjohje për themelimin dhe presidencën e N.A.A.Council, 2004.
14. NAAC Nomination for “2006 White House Presidential Service Award”, 2006.
15. Kryetar Nderi, Instituti Mbarkombëtar “Alb-Shkenca”, 2007.
16. Fletë mirënjohje: Kontribut të Veçantë Bashkësisë Shqiptaro-Amerikane, (President, Borough of Manhattan, NYC, 2008. 
17. Rruga “S. Repishti”, Bashkia Shkodër, 2010.
18. “Nderi i Diasporës”, kontribut në çështjen kombëtare, Forumi SHA për Demokraci (2012).
19. “Dekoratë Mirënjohje”- Shoqata Çamëria” Tiranë, 2014.
Sigal