Siguria në tregje e monitoruar dhe e testuar prej AKU, konsumatori të denoncoj abuzimet

647
Tregjet në Shqipëri, janë bërë pjesë e një projekti të thellë e të gjithanshëm reformues që ka nisur e po vazhdon prej afro 2 vitesh, me objektiv final krijimin e një sistemi, fizionomie e praktike tregu me parametra të vendeve të BE. Ky projekt ka ndeshur shumë vështirësi edhe të pranohet prej subjekteve tregtare e sidomos prej grupeve të tregtarëve që prej 20 e ca vitesh kishin krijuar “tregun e rrugës” pa respektim ligji, pa përgjegjësi për rrezikun që sillnin produktet që prodhonin e tregtonin, pa kontroll në aktivitetin që kryenin e madje pa higjienën personale e mjedisore të tregtimit, duke arritur deri në shëmti e absurditete të tilla sa tregtonin edhe ushqime “rifuxhio” si bukë, mish, peshk, sallam e bulmetra mbi puseta ujërash të zeza, pranë pirgjeve të plehrave, mbi copëra kartoni e arka të ndryshkura, madje të tilla me tregues jetik për popullatën e me tregues mjedisor të një shoqërie të civilizuar, po orientohet dhe mbështetet nga qeveria dhe po menaxhohet e konkretizohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), institucioni që ka detyrimin shtetëror e ligjor si ent -publik, për të vendosur standardet në treg e për të kërkuar, kontrolluar, ndërgjegjësuar e madje në përputhje me ligjin edhe për të imponuar tregtarët, për detyrimin që kanë në zbatimin e standardeve mjedisore në ambientet e hapura e të mbyllura të tregtimit, me prioritet kryesor zbatimin e gjithë standardeve të sigurisë e cilësisë së produkteve që ofrojnë për konsumatorin. 
Prioriteti i AKU, siguria në tregje
Instalimi, kontrolli dhe zbatimi i standardeve në tregje, me prioritet kushtet mjedisit të tregtimit dhe sigurinë e produkteve ushqimore, janë aktualisht çështja dite e analizës dhe veprimit të përditshëm prej Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Është një realitet i dukshëm dhe i prekshëm, që tashmë tregjet shqiptare kanë fizionomi tjetër për sa i përket mjediseve ku shiten produktet ushqimore, sigurisë së produkteve, respektimit të afatit kohor të jetëgjatësisë teknologjike e natyrale të produktit, higjienës së produktit. Trajtimit dhe servirjes së produkteve, informacionit mbi përbërësit dhe vlerat ushqyese të produktit, treguesit e përdorimit sipas grup-moshave, treguesit e cilësisë, të origjinës reale se nga vjen produkti, të teknologjisë dhe qendrave të prodhim-përpunimit të tyre, të afateve të skadencës madje edhe etikës së shërbimit. Tregu ushqimor në Shqipëri, është standardizuar edhe në “profilizimin” e tij sipas llojeve të produkteve, ndërkohë që janë ngritur qendrat e mëdha tregtare, marketet, mini-marketet, njësitë e veçante që shesin produkte të veçanta, ose një grup të caktuar të përafërt produktesh ushqimore, ose lëndësh të para e ndihmëse që kanë lidhje me ushqimin e popullatës. 
——————————————————–
Flasin qytetarët: Siguria në tregje po rritet, shteti po vepron 
Ermira Ceka
Shohim që përditë, ndihet dora e shtetit për kontrolle në tregjet ushqimore. Tregtarët, kanë filluar ta respektojnë ligjin me cilësinë dhe sigurinë e produkteve. në disa raste kamë qenë prezent kur inspektor dhe drejtues të AKU kanë ushtruar kontrolle. Kanë qenë tepër të ashpër me abuzuesit. 
Dritan Hoti
Tregu i produkteve ushqimore ka ndryshime në të gjithë aspektet. Po eleminohet pothuajse totalisht shitja e produkteve “’delikate” në rrugë, si psh., mishi, peshku, prodhimet e brumit, miellrat, bulmetrat, buka etj. këto lloj produktesh tashmë tregtohen brenda njësive tregtare në mjedise me kushte higjeno-sanitare. Duket, që kontrollet shtetërore të sigurisë ushqimore kanë vepruar me efiçencë. 
Fatos Çela
Tregu ka marrë formë të re. Mund të thuhet, se këto 2 vitet e fundit, shteti ka vepruar dhe po vepron fuqishëm kundër tregut të rrugës ku shiteshin produkte ushqimore në mes të pluhurit, gazrave të makinave, plehrave e mbeturinave që nxirrte tregu. Në Tiranë dhe në rrethe janë krijuar tregje moderne dhe sisteme tregu publik me parametra që garantojnë mbrojtjen nga ndotjet. 
Serafin Skënderi
Ka ndryshim të madh, ka rregull, ka kontroll, ka edhe frikë prej tregtarëve që të abuzojnë. Po vendoset veprimi i ligjit. Shteti nuk po lejon më tregje “rrumpallë”. AKU shohim që është në terren me kontrolle të shpeshta e ta pa tolerueshme. Nisur prej faktit që tregu ka nisur të marrë fizionomi si në vendet e BE, jam optimist se tregu i produkteve ushqimore në Shqipëri, do të pastrohet nga ai lloj tregu ku edhe gjalpi e mishi shiteshin në mes të baltës e rrëkeve të ujërave të zeza. 
——————————————–
Kreu i AKU, Afrim Bakaj, apel qytetarëve: “Mos blini në tregje rruge e mbi karroca, kontrolloni me kujdes skadencat, denonconi abuzimet…
“Konsumatorët duhet të shmangin blerjen e produkteve nëpër trotuare dhe të drejtohen nëpër dyqanet apo marketet e licencuara nga AKU, pasi vetëm te këto subjekte tregtohen produkte të sigurta. Në Tiarën e në rrethe janë ngritur dhe funksionojnë tregje të shumtë që kanë produkte të sigurt nga cilësia, përmbajtja, kaloritë ushqyese, natyraliteti dhe higjiena në tregtim. Produktet që shiten rrugëve, mbi karroca e kamionë makinash, nëpër stacione autobusësh, nëpër trotuare e qoshe pallatesh, nuk kanë siguri, mbasi janë jashtë kontrollit dhe ndaj janë objekt i veprimit tonë goditës. Për çdo rast që konstatoni shitje produktesh pa etiketa, pa ambalazh teknologjik, apo të standardizuar e nëpër thasë në tregje rruge, jo vetëm mos i blini, por edhe denoncojini në AKU në adresat elektronike dhe numrin e telefonit që kemi publikuar për komunikim me konsumatorët. AKU po e lufton këtë lloj tregu “vrasës” që nuk është nën kontrollin e institucioneve të sigurisë ushqimore, duke mos toleruar asnjë rast të tillë e në këtë kuadër po bashkëpunojmë ngushtë me pushtetin lokal (bashkitë) dhe me institucionet e tjera si policia e shtetit, policia tatimore, shëndeti publik etj. . 
—————————————— 
Mishi, qumështi dhe bulmetrat, produkte me risk rreziku
Dy janë produktet që kanë risk më të lartë rreziku për konsumatorin, kur ato nuk tregtohen sipas standardeve të cilësisë, higjienës dhe sigurisë. Këto janë mishi dhe qumështi. Përsa i përket qumështit, kujtojmë që ato duhen blerë ose në njësi tregtare të mbyllura e me ambalazhim të standardizuar, ose pordhime të stabilimenteve (fabrikave), të cilat prodhojnë në kushte jashtëzakonisht të mira, me teknologji të përparuara edhe ndaj të cilave, AKU ushtron kontroll për produktet që futen në prodhim e që dalin nga prodhimi dhe hidhen në treg masiv, ose të veçantë. Duhet shpërfillur qumështi që shitet nëpër trotuare cepa pallatesh me bidonë të mbledhur në kosha plehrash nga tregtarët e zonave, mbasi ky produkt është krejt jashtë kontrollit dhe sigurisë për shëndetin e për jetën. Duhet shpërfillur blerja e mishit që theret e tregtohet në rrugë, mbasi nuk jep siguri për pastërtinë dhe sigurinë e tij shëndetësore si kafshë që mund të jetë me sëmundje. 
AKU ka nën kontroll të plotë, të 23 mijë subjektet që tregtojnë produkte ushqimore
Në Shqipëri sot operojnë 21 320 subjekte që merren drejtpërdrejt me ushqimin e që kontrollohen nga 286 inspektorë. Mendoj se numri i tyre nuk është i mjaftueshëm, por ata bëjnë një punë shumë të madhe, pasi arrijnë t’i kontrollojnë. Subjektet “bare dhe restorante” ne i kontrollojmë 1 herë në vit sepse janë me risk të ulët. Ndërsa stabilimentet apo marketet e mëdha, që janë me risk të lartë i kontrollojmë më shpesh. Stabilimentet e peshkut i kontrollojmë një herë në muaj, ndërsa super-marketet i bëjmë 2 ose 4 herë në vit. Ne kemi arritur të bëjmë edhe një plan vjetor se kur do t’u shkojmë operatorëve ushqimorë për kontroll. Çdo sektor planifikon sesa herë do t’i shkojë një stabilimenti, një dyqani apo një subjekti tjetër ushqimor.
Qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë nisur të bashkëpunojnë me AKU
Kreu i AKU, zoti Afrim bakaj, shprehet: Ka një tregues tjetër problemi i sigurisë në tregje, ose më saktë rilindja e tregut ushqimor. Pothuajse çdo ditë kemi afro 150 denoncime që bëhen nga qytetarët në numrin e telefonit, me letra dhe në adresën elektronike, por edhe në telefonat e inspektorëve të cilët këto ditë është menduar të publikohen nëpër tregje e mjedise publike, si mundësi komunikimi e shpejt me qytetarët për të bashkëpunuar në luftën kundër abuzimeve në tregjet ushqimore. Është në zbatim, një program i veçantë ku drejtoritë rajonale në qarqe dhe sektorët përkatës në Drejtorinë e Përgjithshme, bëjnë inspektime për verifikime konkrete për denoncimet që na vijnë dhe duhet thënë se 40% të suksesit tonë si AKU në luftën kundër tregjeve e rasteve abuzive në tregje e kemi siguruara nga denoncimet që na kanë dërguar qytetarët. 
Sigal