Siguria në punë, ISHP masa për subjektet që nuk kanë marrë masa

583
Sigal


Inspektorati Shtetëror i Punës ka rritur inspektimet sidomos në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve ndërsa nuk kanë munguar edhe penalizimet për subjektet që nuk kanë marrë masat e nevojshme.


Deklarata është bërë nga Drejtori i përgjithshëm i këtij inspektorati, Dritan Ylli gjatë trajnimit të zhvilluar në Shkodër me inspektorët e punës mbi “Zbatimin e ligjit të ri të Inspektorati Shtetëror i Punës”.

Në metropolin verior është zhvilluar trajnimi me trupën inspektuese te degëve rajonale të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës për rregulloret e reja të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës.
 
Qëllimi këtij trajnimi ka qenë rritja e aftësisë profesionale pasi është prioritet për të garantuar nje sistem inspektimi te besueshëm, profesional dhe efektiv.