Si vdiq në Durrës albanologu gjerman Franz Babinger, në qershor të ’67-s

123
Gëzim Llojdia

1. Ishte një ndër albanologët më në zë . 15 janar 1891, kohë lindja e albanologut gjerman Franz Babinger. Ka shkruar mbi 500 studime shkencore ku historia e vendit të tonë zë vend të veçantë. Vdekja e tij ishte aksidentale, duke u mbytur në Shqipëri më 23 qershor 1967, kur ai së bashku me bashkëshorten gjendej me pushime në Durrës. Të dhëna të nxjerra nga gogle shkruajnë se Franz Babinger (15 janar 1891 – 23 qershor 1967) ishte një orientalist dhe historian i mirënjohur gjerman me fokus atë të Perandorisë Osmane. U bë i njohur për biografinë e perandorit të madh osman Mehmed II, i njohur si Pushtuesi, punim i botuar fillimisht si “Mehmed der Eroberer und seine Zeit”. Një përkthim i këtij punimi është në dispozicion anglisht nga Ralph Manheim nga Princeton University Press nën titullin: “Mehmed Pushtuesi dhe koha e tij”. Babinger ka lindur në Weiden in der Oberpfalz të Bavarisë dhe ishte një akademik dhe gjuhëtar ende pa përfunduar studimet në shkollën e mesme. Para fillimit të Universitetit, ai kishte mësuar tashmë si persisht dhe hebraisht. Babinger përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Mynihut në prag të Luftës së Parë Botërore, pas fillimit të Luftës, ai u bashkua me Ushtrinë Gjermane. Për shkak të njohjes dhe aftësive të tij gjuhësore, Babinger shërbeu në Lindjen e Mesme, duke shmangur kështu luftën vdekjeprurëse të hendekut, që shkurtonte jetët e shumë studiuesve premtues të brezit të tyre. Shumë më herët ka treguar një interes për historinë e Lindjes së Mesme. Më 1914-n, ai fliste persisht dhe hebraisht dhe ka botuar tre artikuj akademikë. Në Universitetin e Mynihut ai studioi indologjinë deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1914 ai paraqiti tezën e doktoraturës Gottlieb Siegfried Bauer (1694-1738): Ein Beitrag zur Geschichte der Morgenländischen Studien im 18. Jahrhundert (Gottlieb Siegfried Bauer (1694-1738) kontributi i Kërkimeve të historisë së Lindjes së Mesme në shekullin e 18-të.) Kur filloi lufta, ai shkoi në Lindjen e Mesme, ku ai ka punuar si oficer ndërlidhës në shtabin e Mustafa Kemal. Pas luftës, ai përfundoi studimet e tij në Universitetin e Berlinit të Friedrich-Wlhelm dhe 1921 paraqiti një disertacion mbi sheikun Bederdina të Simavne. Në 1922 ai mori titullin Profesor në Universitetin Friedrich-Wilhelm, ku ai punoi deri në vitin 1933 kur u detyrua të ikë në Rumani për shkak të një konflikti me nazistët. Falë një ftese të homologut të tij rumun, Nicolae Iorga, në Bukuresht e vazhdoi karrierën e tij si profesor universiteti, ku qëndroi deri në vitin 1945. Pastaj ai u kthye në Berlin deri në vitin 1948. Në një artikull të gazetave turke thuhet: “Franz Babinger; historiani gjerman dhe turkologu (Weiden 1891-Durazzo 1967) studioi historinë e artit islam dhe gjuhët Lindore në universitetet gjermane. Lufta e Parë Botërore e gjeti si një oficer vullnetar të vitit “gjithashtu kishte mundësinë për të zhvilluar më tej njohuritë e tij, nga fundi i luftës ai punoi si një anëtar i mësimdhënies së autorizuar në universitete të ndryshme (1920-1933), për një kohë, punoi nën mbrojtjen e Rumanisë ku edhe qëndroi në vitet (1933-1945). Në Mynih “u punësua Profesor i Historisë dhe Turkologjisë në vitin 1947. Ai shkroi artikullin më të rëndësishëm të Enciklopedisë Islame për turqit dhe Turqinë”.

2. Albanologu i shquar F. Babinger ndërsa kalonte pushimet e verës në Durrës humbi, jetën nga një sinkopë zemre në det. Një grup akademikësh shqiptarë; Ylli, Buda, Kostallari, Shuteriqi, Domi, Vangjeli, Shpuza dhe Pollo botuan në gazetën letrare: “Drita”, njoftimin mbi humbjen e jetës së tij në Shqipëri. “Më 23 qershor 1967, vdiq papritur në Durrës në moshën 76-vjeçare nga një sinkopë zemre orientalisti dhe albanologu i shquar Franz Babinger, profesor i Universitetit të Munihut, anëtar i shume akademive të shkencave. I ftuar nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, ai kishte ardhur pa¬ra pak ditësh së bashku me gruan e tij për të kaluar pushimet në Shqipëri.” , thuhet në këtë njoftim. Prof. Dr. Franz Babinger njihet në botën shkencore e kulturore si një historian i shquar ne fushën e historisë osmane e ballkanike dhe të historisë se marrëdhënieve midis bo¬tes lindore e perëndimore, veçanërisht në shekujt XIV-XVI. Një nga meritat e tij të mëdha ishte, se ai bëri të njohur e të përdorshëm për bo¬tën shkencore burimet osmane, du¬ke përgatitur botimin shkencor të një vargu kronistësh, të cilët kanë rendësi, të dorës së parë edhe për historinë e Shqipërisë. Në gjithë veprimtarinë shkencore të këtij orientalisti të shquar çështjet e historisë së popullit shqiptar e të luftës së tij çlirimtare zënë një vend të posaçëm. Këtyre çështjeve Prof. Franz Babinger u ka kushtuar edhe punime te veçanta monografike. Ndër to një kontribut të shënuar shkencor sjellin studimet e tij: “Themelimi i Elbasanit” (1931), “Udhëtimi i Evlija Çelebisë në Shqipëri”(1938), “I fundmi i Arianitëve” (1960). Edhe në veprën e tij madhore: “Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij», ai ka vënë në dukje gjerësisht rolin e madh të Skënderbeut si luftëtar për lirinë e popujve. Dashamir i vjetër i popullit shqip¬tar, Prof. Franz Babinger ka ndjekur gjatë gjithë jetës së tij me interesim të gjallë zhvillimin e studimeve albanologjike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Në mënyrë të veçante, ai ka ndjekur me simpati të thelle zhvillimin e shkencës së re shqiptare në Republikën Popullore të Shqipërisë. I ftuar nga Uni¬versiteti Shtetëror i Tiranes, ai mori pjesë në mënyrë aktive në Konferencën e parë të Studime¬ve albanologjike, ku me kumtesën e tij dha një kontribut të ri për zgjerimin e njohjes shkencore të Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar. Në shek. XV në mënyrë të veçantë ai ndihmoi në ndriçimin e figurës së Arianit Komenit, njërit prej bashkëluftëtarëve me të shquar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në shtypin shkencor të jashtëm ai u dha një vlerësim të madh rezultateve të shkencës së re albanologjike shqiptare. Gjatë viteve të fundit hulumtimet e tij arkivale nxorën në dritë materiale dhe fakte reja rreth historisë politike e vlerave kulturore-artistike të popullit . Një nga sukseset e këtyre kërkimeve ishte edhe zbulimi i piktorit të panjohur shqiptar të shekullit XV, Mark Bazaitit. Kohët e fundit Prof. Franz Babinger bëri gati për shtyp ribotimin e një vepre bibliografike të pasur të shek. XIX mbi Skënderbeun, të shoqëruar edhe me një studim hyrës, po përgatitej të merrte pjesë ne Konferencën e dytë të Studimeve Albanogjike, e cila do te mbahej në Tiranë në janar tëvitit 1968, me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Me vdekjen e Prof. Dr. Franz Babngerit shkenca albanologjike humbi një dijetar të shquar, që mbeti deri në fund një mik i Shqipërisë së re dhe popullit shqiptar. Vepra e tij do kujtohet gjithnjë me nderim nga studiuesit shqiptarë.