Si u arrestuan shqiptarët e arratisur nga policia greke

575
Zbardhet video e momentit të arrestimit të dy shqiptarëve që u arratisën nga porti i Pireut ndërsa po transferoheshin për në një burg të Kretës.
Xhuliano Halilaj dhe Alfons Doçi u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, në Nea Filadelfia të Athinës.
Në video tregohet sesi njësia e trupave speciale mësyn në apartamentin ku fshiheshin dy të arratisurit.
Njeri prej tyre ka tentuar të largohet nga dritarja, mirëpo jashtë ndodheshin forca të tjera të policisë.
Atyre iu gjet një pistoletë, që ndërkaq nuk e përdorën dhe as bënë rezistencë gjatë arrestimit.
Apartamenti ishte marrë me qera para gjashtë muajsh nga një shtetas shqiptar, por aty nuk banonte kush.
Halilaj e Doçi u dërguan te prokurori që u komunikoi akuzën e re, “arratisje nga institucioni i mbajtjes”, për të cilën ata tashmë do të procedohen.
Sigal