Si të studioni në Holandë/ Universitetet holandeze ofrojnë 90 mijë kuota për studentë të huaj. Dokumentet, afatet dhe adresat e aplikimit

904
Sigal

Studimet / Pse është me interes të madh të studiosh në Holandë

 

Dokumentacioni, afati kohor, legalizimi, procedurat dhe adresat

Populli holandez është mjaft sipërmarrës dhe zbulues. Holanda është vendlindja e disa fituesve të Çmimit Nobel, artistëve dhe shkencëtarëve novatorë. Ky është shteti i parë në kontinentin Evropian, që ka ofruar programe akademike në gjuhën angleze.

Krijues dhe novatorë

Populli holandez ka një lidhje të veçantë me novacionin dhe shpesh kërkojnë nga vetja, por edhe nga të tjerët ide të reja. Gjatë kohës së studimit në Holandë, do t’ju kërkohen vazhdimisht mendime krijuese dhe zgjidhje të reja.

Jetë e shkëlqyer studentore

Çdo institucion ka rrjetin e tij të shoqatave, që i mbledhin studentët së bashku përmes veprimtarive akademike, sportive dhe krijuese. Shoqatat drejtohen nga vetë studentet dhe disa prej tyre kanë qasje ndërkombëtare. Ne përgjithësi, komunitetet arsimore duan që studentët të jenë pjesë e shoqërisë dhe jo të izoluar prej saj, ndaj edhe investohet shumë në kohë, projekte e veprimtari, që u vijnë në ndihmë studentëve dhe komunitetit në tërësi. Holanda ka shumë për të vizituar, qoftë me shëtitje nëpër qytet, qoftë me varkë në kanale apo liqene, duke ecur në plazh ose nëpër pyje dhe duna, mjafton të organizoheni.

Të gjithë flasin anglisht

Pavarësisht se gjuha zyrtare e Holandës nuk është anglishtja, që të gjithë flasin anglisht dhe shumë shpesh edhe një gjuhë të tretë, si gjermanisht ose frëngjisht. Një tjetër karakteristikë e holandezëve është mënyra e drejtpërdrejtë e bisedës dhe nuk fyen lehtë, nëse ua thoni gjërat “në sy”. Në Holandë thua lehtësisht atë që mendon!

Siguri dhe ide përparimtare

Holanda është vend i sigurt me standarde ndërkombëtare. Dhuna dhe krimi në Holandë thuajse nuk ekzistojnë.

Faktet më të rëndësishme rreth Holandës

Sistemi Arsimor Holandez

14 universitete kërkimore, pjesa më e madhe e të cilave renditen ndër 200 universitetet më të mira botërore dhe 41 universitete të shkencave të zbatuara.

Puna në grup, ndërveprimi dhe metodat e mësimdhënies me në qendër zgjidhjen e problemit, që e vënë theksin te disiplina dhe studimi individual, janë elemente të rëndësishme të sistemit arsimor holandez. Universitetet kërkimore përgatisin studentë, që specializohen në fushën akademike apo profesionale. Ato ofrojnë BA- Bachelor në Arte dhe BSc- Bachelor në Shkenca me një kohëzgjatje 1-2 vjet dhe PhD me kohëzgjatje 4 vjeçare

Universitetet e Shkencave të Zbatuara përgatisin studentë në një fushë specifike të karrierës, qoftë ky art ose shkencë. Ata fokusohen te praktika dhe tek aspekti profesional. Programet universitare (Bachelor) kane kohëzgjatje deri në 4 vjet dhe programet pasuniversitare (Master) zgjasin 1-2 vjet.

Studentët e regjistruar në të dyja këto kategori universitetesh i kalon 90 000 studentë ndërkombëtarë. Procesi i aplikimeve dhe i pranimit në universitetet holandeze varet nga institucioni dhe lidhet ngushte me kërkesat e fakultetit përkatës dhe të programeve akademike që ofrohen. Krijimtaria është një nga elementet parësore e të qenit student në Holandë dhe kjo duket edhe në bashkëpunimin mes institucioneve akademike holandeze dhe komunitetit të biznesit vendas. Praktikat e punës zënë një vend të rëndësishëm në shumë programe studimi. Studentët e ardhshëm të cilët dëshirojnë të aplikojnë në universitetet në Holandë mund të përfitojnë nga paketa e shërbimeve të Integral “Regjistrimi në Universitet” i cili përfshin disa hapa të rëndësishëm:

– Analiza e nevojave dhe objektivat e kandidatit;

– Përzgjedhja e specializimit më të përshtatshëm;

– Një listë të shkollave të përshtatshme;

– Zgjedhja e universiteteve të veçanta;

– Dorëzimi i dokumenteve në universitetet e përzgjedhura;

– Plotësimi i formularëve;

– Monitorimi dhe mbajtja e korrespondencës;

– Sigurimi i afateve për ofertat në universitete dhe konfirmimi i vendit;

– Përgatitja për nisjen në Universitet;

– Lidhje telefonike në raste urgjence;

– Nisja;

 

Për të aplikuar për bursë studimi në Holandë duhet:

1- Të ardhurat familjare.
a- Paga mujore e prindërve.(Nëse janë papunë, vërtetim nga zyra e punës që janë të papunë)
b- Vërtetim në keni apo jo aktivitet privat. (Nëse jo, vërtetim që s’keni, Nëse po, lloji aktivitetit dhe shpërndarja. Mirë do ishte që s’keni)
c- Vërtetim në keni në pronësi tokë.( Nëse jo,vërtetim që s’keni, Nëse po, sa tokë keni)
d- Sipërfaqja e shtëpisë suaj.( Nëse jeni i pastrehë,vërtetim ose me qira,vërtetim sa paguani qira shtëpie)
2- Certifikatë Familjare.
3- Certifikatë Personale.