Si të parandalojmë një aksident të mundshëm rrugor si kalimtar ose si drejtues mjeti

1578
Sigal

Ditën e premte, më datë 18 Maj, ora 12.00, në Parkun Rinia, Shërbimi Kombëtar për Rininë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të zhvillojë aktivitetin sensibilizues me temë: “Si të parandalojmë një aksident të mundshëm rrugor si kalimtar ose si drejtues mjeti”.

Qëllimi: Edukimi i të rinjve, si një nga prioritetet tona për integrimin e tyre në shoqëri dhe më gjerë. Për të nxitur formimin e të rinjve në fushën e sjelljes rrugore dhe të sigurisë së trafikut e të qarkullimit, për një njohje të përgjithshme të përdorimit të rrugës dhe sinjalistikave rrugore që kjo grupmoshë has në përditshmërine e saj, në përballjen e drejtpërdrejtë me trafikun dhe situata të ndryshme duke qenë në rolin e përdoruesit të rrugës, me qëllim parandalimin e një aksidenti të mundshëm rrugor, ata duhet:

  • Të kuptojnë sinjalistikën rrugore, sinjalistikën e ndritshme, sinjalistikën vertikale, sinjalistikën horizontale apo sinjale të tjera shtesë dhe sinjalet që ju jepen nga drejtuesit e mjeteve dhe nga polici i trafikut;
  • Të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e rrugës së përditshme për në shkollë;
  • Të dinë ku dhe si të thërrasin për ndihmë në rast të një emergjence;
  • Të jenë të vetëdijshëm për kohën që i duhet mjetit të frenojë në mënyrë që të shmangë përplasjen;
  • Të kuptojnë që drejtimi i mjetit ndikohet nga kushtet atmosferike, të jenë të vetëdijshëm për pasojat që vijnë për shkak të motit;
  • Të kenë parasysh faktin që rregullat e qarkullimit rrugor nuk respektohen gjithmonë nga përdoruesit e tjerë të rrugës, ndaj kujdesi i tyre duhet te jetë më i madh;
  • Të kuptojnë cilat sinjalistika rrugore janë paralajmëruese dhe cilat janë informuese;
  • Të dinë që përdorimi i alkoolit, drogës/substancave të tjera narkotike apo lodhja bëhen shkak për aksidente rrugore;
  • Të vlerësojnë dhe t’iu japin përparësi nevojave të shtresave të caktuara shoqërore –fëmijët, të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara;
  • Të jenë një shembull i mirë për të gjithë;
  • Të përdorin gjithmonë sistemet fiksuese kur janë pasagjer në një mjet dhe të ndërgjegjësojnë këdo që kanë pranë për përdorimin e këtyre sistemeve;
  • Të kuptojnë që mjetet e transportit publik, kufizojnë fushëpamjen, ndaj të bëjnë kujdes;
  • Të identifikojnë dhe tju rekomandojnë fëmijëve të vegjël vende të sigurta për të lozur;
  • Të kuptojnë që kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra në rrugë shkaktojnë aksidente;
  • Të jenë të kujdesshëm kur drejtojnë biçikletat;
  • Të njohin rregullat e qarkullimit në rrugë dhe përgjegjësinë për t’i ndjekur përdoruesit e rrugës;
  • Të jenë në gjendje të gjykojnë shpejtësinë dhe distancat;

Për të gjitha argumentet e mësipërme, dhe për masat parandaluese të një aksidententi të mundshëm rrugor kur drejton një mjet, do të flitet në takimin e organizuar në parkun Rinia më datë 17.05.2018 ora 12.00. Vijueshmëria e aktiviteteve ndërgjegjësuese me shkollat e mesme në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do jetë një nga programet e ardhshme të SHKR-së.