Si të largoni parazitët e kokës me këtë recetë natyrale

2080
Edhe pse te flasësh për epideminë e morrave nuk është shume e këndshme, duhen dhënë disa këshilla. Pjesa me e madhe e fshehin, por nuk ka fëmijë qe te mos jete prekur ndonjëherë prej tyre. Ja si t’i luftoni ato me mënyra natyrale.

Vaji esencial i livandës
Duke qene se fillimi i shkollës ose kopshtit është periudha me delikate, fërkojini flokët e fëmijëve çdo mëngjes me disa pika vaj livande. hidhni edhe pak mbrapa veshëve dhe qafës. Kjo gjë do i mbaje morrat larg.

Vaji i kokosit
Vaji i kokosit rekomandohet shpesh neper farmaci si shampo, por mund te përdoret edhe si vaj vete. Ai mbyt morrat dhe zbut lëkurën e irrituar. Aplikojeni tek flokët për 45 minuta, shpëlajeni dhe me pas lajeni normalisht kokën.

Soda e bukës
Përzieni ne një tas pak sode me ujë te nxehte. Futni me pas krehrin ne te dhe krihni flokët. Lërini flokët te lagur me te për 30 minuta e me pas shpëlajini dhe lajini normalisht me shampo. 

Lëngu i qepës
Shtrydhni qepen dhe me lëngun e saj masazhoni flokët qe nga rrënja deri tek majat. Lërini ashtu për disa ore dhe me pas lajini flokët me shampo. Këtë gjë bëjeni edhe dy dite te tjera. Ky lëng duhet te përdoret tek fëmijët mbi 3 vjeç.

Maska me majoneze dhe uthull
Duket e çuditshme, por ne fakt kjo mase është mjaft e efektshme. Përgatisni vete majonezën dhe aplikojeni tek flokët. Mund t’i shtoni asaj edhe disa pika uthull molle. Lëreni përbërjen ashtu për disa ore dhe me pas shpëlajeni dhe lajeni kokën me shampo. Duhet bere kujdes për një shpëlarje sa me te mire duke qene se majoneza është e yndyrshme.