Si të evitoni aromën e keqe në zonat intime gjatë verës

204
Vera është stina e kombinimeve më të bukura!
Akullorja dhe plazhi, pantallonat e shkurtra dhe shapkat me gisht, por mbi të gjitha, djersitjet në zonat intime dhe aroma e keqe! Kaq shumë djersë mund të bëhet shkak për t’u ndjerë në siklet gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, sepse për dreq edhe mund të shfaqet përtej pantallonave dhe jeta vetëm sa bëhet më e vështirë, në një periudhë kur ju duhet të ishit duke shijuar lirinë tuaj. Por e rëndësishme është të dini që ju nuk jeni të vetmit.

Fajin e kanë gjëndrat
Ka kaq shumë gjëndra djerse në zonën e vaginës. Në trupin e njeriut ka dy lloje gjëndrash djerse, njëra prej tyre është praktikisht gjithandej, ndërsa tjetra shfaqet vetëm në disa vende të caktuara. “Gjëndrat ekrine ndodhen thuajse në të gjithë sipërfaqen e trupit, ndërsa gjëndrat apokrine zhvillohen në zona të pasura me folikula qimesh, siç janë sqetullat dhe zona vaginale.” Pra meqë vagina ka shumë qime, ka gjëndra djerse që nuk do largohen as nëse depiloheni. Gjëndrat apokrine aktivizohen kur jeni në lëvizje apo nën ndikimin e stresit, pra praktikisht gjatë gjithë verës.

Aroma
Djersa në vetvete nuk është problem, mund t’ia dilni të hiqni njollat nga pantallonat dhe të mos turpëroheni para gjithë botës, por aroma është problemi i vërtetë. Gjëndrat apokrine prodhojnë aromën më të keqe dhe zona intime i ka në sasi më të madhe se gjithë pjesët e tjera të trupit.

Zgjidhja
Djersa dhe aroma e zakonshme e vaginës është normale, por ndryshe nga sqetullat, që mund t’i ajrosni, vagina nuk mundet dhe aroma e ngecur aty brenda nuk është aspak e shëndetshme. Dhe djersa e vjetër është shumë më e rëndë se e reja. Ja çfarë mund të bëni: E rëndësishme është të pastroheni rregullisht me ujë, kështu nuk shkatërroni nivelet e pH. Shmangni trendin e veshjes së uniformës së palestrës dhe streçeve sportive, sado bukur t’jua tregojnë të pasmet dhe përdorni materiale që lejojnë qarkullimin e ajrit dhe vishni gjithmonë mbathje pambuku.