Si shembet në pak sekonda ndërtesa tek Bujqësori në Tiranë

659

IKMT ka nisur aksionin për shembjen e godinave të dëmtuara të konvikteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Sigal

Mësohet se bëhet fjalë për 10 godina që do të shemben. Në zonë ndodhen me dhjetëra efektivë të policisë dhe punonjës të IKMT.

Një ndërtesë është shembur me shpërthim të kontrolluar, ndërsa mësohet se eksplozivi do t’i vendoset edhe dy ndërtesave të tjera.

Në këto godina nuk ka pasur vetëm studentë, por edhe familjarë. Shumica e tyre janë larguar nga godinat në vitin 2016 dhe pjesa më e madhe e godinave kanë qenë të boshatisura. Banorët e fundit janë larguar pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Sa i përket godinës së universitetit, mësohet se ka dëmtime të lehta në tavane dhe jo në strukturë.