Si ranë në pranga dy lushnjarët, 29 kg hashash në makinën luksoze

113
Policia e Elbasanit ka bllokuar një mjet me drogë dhe ka arrestuar dy personat që lëviznin me të.
Policia informon se operacioni ka nisur mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan se në një automjet po transportohej lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Benz” në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Daniel Metushi, me pasagjer shtetasin Nandi Leshi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit Nandi Leshi është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve:
– Nandi Leshi, 26 vjeç dhe Daniel Metushi, 40 vjeç të dy banues në Lushnje
– Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.