Si në filma! Ja si u shpëtua vajza nga zjarri që përfshihu pallatin në Tiranë

544
Sigal

Një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e “Rruga Ura” në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Brenda apartamentit ndodheshin dy fëmijët, të cilët fatmirësisht janë shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëseve.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë.

15-vjeçarja e lidhur me litar, zbriti 2 kate më poshtë, ku dritarja ishte e hapur.

Fatmirësisht, nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa një vajzë minorene u dërgua në spital por jashtë rrezikut për jetën.