Si mund të shkoni për punësim dhe aktivitet tregtar në Finlandë?

135
Çfarë duhet të kontrolloni, para se të kontaktoni zyrën e regjistrimit tregtar?
Ju mund të merrni ndihmë, kur të filloni biznesin tuaj nga ofruesit e shërbimeve të mëposhtme:
Yritys-Suomi – www.yrityssuomi.fi
Yritys-Suomi është një shërbim online me plotë informacione për fillimin e procedurave për emigrim dhe bizneseve që ofron materiale falas për përdoruesit e tij. Ky agjencion jep informacione në lidhje me llojet e ndihmës që janë në dispozicion për ndërmarrjet apo sipërmarrësit në themelimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre. Yritys-Suomi është vënë veçanërisht në shënjestër në bizneseve të vogla dhe të mesme. Të gjitha informacionet janë të mbledhura në një vend dhe rifreskohen rregullisht. Kjo agjenci është e koordinuar nga Ministria e Punës dhe Ekonomisë.
Yritys-Suomi përmban rreth 130 shërbime, ku secili ka një faqe hyrëse me informacionin e kontaktit dhe lidhjet me informacione të mëtejshme. Struktura është rregulluar në përputhje me ciklin e zhvillimit të ndërmarrjes ose sipërmarrësit.
Shërbimet këshilluese për kontaktim direkt:
Qendrat për Zhvillim Ekonomik, Transport dhe Mjedis (ELY Keskus www.ely-keskus.fi) mund t’ju këshillojë se si të themeloni një biznes, ju ndihmon për të vlerësuar konceptin e biznesit tuaj, dhe gjithashtu ofron trajnime rreth fillimit të një biznesi dhe menaxhimit të tij. Gjithashtu ju mund ta paraqiteni njoftimin tuaj në qendrat e ELY Keskus apo rrjetin e ‘shërbimeve këshilluese të bizneseve në komunën tuaj.
Agjencitë e ndërmarrjeve:
Disa nga pikat kryesore që mund t’ju ndihmojnë këto agjenci janë:
• Vlerësimin e idesë së biznesit tuaj
• Shtyj përpara konceptim e biznesit tuaj
• Zgjidhjen e formës apo llojit të biznesit
• Njoftimin për disa lloje të kërkesave dhe lejeve
• Hartimin e një plani për marketing apo planin e biznesit
• Gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm
Qendrat e këtyre agjencive mund ti gjeni nga webfaqja e tyre www.uusyrityskeskus.fi
Informacione dhe këshilla lidhur me tatimet.
Për këshilla në detaje mbi tatimin, kontaktoni shërbimin këshillues të administratës tatimore – VERO www.vero.fi, ndërsa ne në projektin ‘Emigranti’ kemi sjellë vetëm disa informacione në gjuhën shqipe të cilat mund ti shikoni tek linku anash Tatimi.
Domeinat me prapashtesën. fi
Regjistrimi i domeinave me prapashtesën .fi e menaxhon Autoriteti Rrgullativ i Komunikimit Finlandez – FICORA www.ficora.fi ku regjistrimin për ndërmarrjen tuaj mund ta bëni edhe përmes ndërmarrjeve private që i ofrojnë këto shërbime. Një ndër më të lirat është Oulanka Networkswww.oulanka.com
Si të regjistrohet fillimi i biznesit?
Kërkesa në regjistrin tregtar duhet të plotësohet në finlandisht ose suedisht nga formularët zyrtar dhe gjithashtu ekzistojnë formularë në gjuhën angleze. Këto formularë i gjeni te www.ytj.fi.
Formularin e njëjtë mund ta përdorni edhe për regjistrimin e të gjitha shërbimeve tatimore të menaxhuara nga administrata tatimore VERO. Më shumë informacione mund të gjeni tek webfaqja e tyre www.vero.fi
Formulari përmban një seksion themelor të përbashkët nga zyra e regjistrimit dhe administrata tatimore si dhe një seksion që përdorët vetëm për administratën tatimore. Ekzistojnë e shtojca të formularëve, speciale për çdo lloj të biznesit, që nevojitën vetëm në regjistrin tregtar. Të dhënat që i jepni në seksionet që i përdor administrata tatimore nuk janë publike dhe nuk jepen tek ndonjë palë e tretë ndërsa të dhënat që i jepen regjistrit tregtar janë publike pas regjistrimit në databazën e tyre.
Udhëzime në anglisht se si të plotësoni të dhënat kryesore janë në dispozicion në sistemin e informimit të biznesit www.ytj.fi. Ju lutemi bashkangjiteni të gjitha dokumentet e kërkuara në lidhje me themelimin e biznesit.
Ku bëhet aplikimi për regjistrim?
Ju mund ta paraqitni kërkesën
• Duke dërguar dokumentet me post tek adresa të cilën e përdorin së bashku zyra e regjistrimit dhe administratës tatimore (PRN, PL 2000, 00231 Helsinki).
• Duke i dërguar dokumentet në
. Zyrat e regjistrimit tregtar
. Zyrat e regjistrimit civil (Maistraatti)
. Qendrat për zhvillim ekonomik, transport dhe mjedis (ELY Keskus)
. Zyrat e administratës tatimore
Procedura e regjistrimit pas aplikimit, mund të zgjasë deri në dy javë.