Si mund të merrni patentën me rregullat e reja nga 1 Janari

492
Sigal

Duke nisur nga 1 Janari i vitit që vjen, pritet të
ndryshojnë rregullat për tu, pajisur me patentë ndërsa qytetarët do të kenë dy
mundësi për të zgjedhur.

Njëra duke kryer testin për makinat me kamio
automatike, gjë që i jep të drejtën e përdorimit vetëm për këto lloj
automjetesh dhe provimi tjetër është ai ekzistues, duke iu nënshtruar provimit
për kamio manuale, gjë i hap rrugë përdorimit të dy llojeve të automjeteve,
sipas Tv Klan.

Drejtuesit e automjeteve, që aktualisht kanë në
përdorim lejen e drejtimit për kategorinë B, nuk preken nga asnjë ndryshim.

Me ligjin e ri të lejeve të drejtimit, nga 1 Janari
parashikohet të vështirësohet provimi për të marrë patentën. Drejtues të
Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave thonë se, nëse aktualisht për 40 pyetje
të testimit, numri i lejuar i gabimeve është 7, nga Janari 2017, që të kalosh
provimin lejohen vetëm 4 gabime.