Si, kur dhe cilat janë dokumentet përfundimtare për studime në Suedi

1664
Përshkrim rreth Edukimit universitar
Suedia është e njohur në botë si përkrahës madhështor i standarteve të edukimit, dhe katër universitete në Suedi rradhiten në 200 universitetet më të mirë në botë për vitin 2008 e bërë nga The Times. Cmimi më i respektuar akademik, Cmimi Nobël, ka lindur në Suedi. Institucionet e edukimit të lartë në këtë vend janë te subvencionuara nga qeveria, dhe nëse ju vendosni të studioni jashtë shtetit në Suedi ju do të shijoni shkollim falas. Sfera e edukimit Suedez krenohet duke e bërë multikulturalizmin një prioritet, dhe rrjedhimisht, studentët e huaj janë të mirëpritur dhe të inkurajuar. Shumë programe universitare kërkojnë zotësi të mirë të gjuhës Suedeze, kështu që studimi në Suedi mund të jetë problematik nëse ju nuk posedoni gjuhën Sudeze. Jönköping International Business School , Malmö University College, Mälardalen University College, Sëedish University of Agricultural Sciences, and IT University of Göteborg të gjitha ofrojnë mësimdhënie në gjuhen Angleze. Programet e studimit internacional jashtë shtetit zakonisht kanë një trajtim shumë informal të mësimdhënies, ku studentët dhe profesorët janë aq afër sa të jenë në të njëjtën fushë loje sa të jetë e mundur. Nuk është e pazakontë ku studentët dhe profesorët të shoqerizohen jashtë orëve të mësimit. Me këtë në mend,studentët janë gjithashtu të prirur të ndërmarrin shumë iniciative private dhe të modelojnë punët e lëndëve dhe kërkimet, duke kërkuar motivim në studimin vetëm. 
Përshkrimi i vendit 
Suedia ka shijuar reputacionin e saj si një vend i ftohtë me një etje për punë. Ikea të vjen gjithmonë ndër mend si kompania më e suksesshme në Suedi (të tjerat përfshijnë edhe SAAB dhe H&M), dhe sigurisht ne nuk mund të harrojmë Abba- duke kryesuar ambalazhimin e ikonove kulturore të Suedisë.Ky vend Nordik është i bekuar për natyrën e tij nga egzistenca e një bote të shumëllojshme të egër, në mijëra liqene, dhe një mbulese masive të pyjeve. Malet ndodhen pranë kufirit me Norvegjinë dhe janë ëndrra e një skiatori në dimër dhe të një peshktari në verë. 
Akomodimi i studentëve internacionale 
Mundësia e akomodimit në Suedi varet nga vendndodhja, qytetet e mëdha si Stockholm dhe Göteborg shpesh nuk kanë apartamente të lira. Shoqata Suedeze për akomodimin e studenteve ka një websit (www.sokstudentbostad.se) për të ndihmuar studentët në kërkim strehimi. Strehimet universitare janë zakonisht më pak të kushtueshme se ato private,dhe zakonisht ndodhen afër universiteteve. Ata që dëshirojnë të kultivojnë një jetë aktive sociale zakonisht zgjedhin strehimin universitar. Drejtohuni unioneve studentore sapo të vendosni të studioni në Suedi, sepse mund të duhet kohë derisa të gjeni akomodomin e përshtatshëm me nevojat tuaja, dhe mos harroni të merrni gjithë ndihmën e mundshme nga departamenti i studentëve internacional të unversitetit që keni zgjedhur. 
Moti/Klima 
Një klimë tipike Nordike mbizotëron në Suedi me të ftohtë,dimër me dëborë dhe verë të freskët. Dielli i mesnatës mund të shihet në veri të Rrethit Arktik gjatë muajve të verës, dhe ditët e dimrit janë të shkurtra dhe të errëta. 
Transporti 
Suedia është e njohur për një shoqëri të civilizuar dhe të socializuar, dhe sistemi i saj i transportit publik nuk bën përjashtim. Autobuzët, trenat, tramvjet, ferribotet janë të pastër, të besueshëm, dhe të disponueshëm për studentat me zbritje cmimi. Shumë studentë në Suedi nuk mund ta imagjinojne jetën e tyre pa bicikleta,gjithsesi, ky opsjon më gjelbërues mund të rezervohet për fanatikët më të guximshëm të dimrit gjatë muajve të ftohtë. 
Sigal