‘Si erdhi t’i vriste ish-dhëndrri nga Amerika me armë me silenciator’

639
Lulzim Sina, 35-vjeçari nga Dukati i Patosit, është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pas tentativës për të vrarë prindërit e gruas me të cilën qe ndarë para dy vjetësh.

Daja i nuses, Filip Kosta, ka rrëfyer se Lulzimi dhe mbesa e tij janë ndarë para dy vjetësh dhe nuk kishin fëmijë. Ishte me maskë dhe kur hyri në shtëpi, tentoi të qëlloi, por iu bllokua arma. Aty u përlesh me ish-vjehrrin e tij Edmondin dhe sapo iu zhbllokua, qëlloi.” 

Dy bashkëshortët, Edmond e Ludmilla Xhaferraj, përkatësishtë 53 dhe 52 vjeç, u plagosën. Tashmë ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, pohuan bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier. Ndërkohë që autori i ngjarjes, Lulzim Sina 35 vjeç,ende kërkohet nga Policia për tu vënë në pranga.

Burime policore pohuan se 35 vjeçari ka qënë i martuar me vajzën e çiftit të plagosur dhe Sina ka menduar se kanë qënë pikërisht ish-vjehrri dhe vjehrra që kanë ndikuar në ndarjen e tyre.

Ai dje pasdite ka hyrë në banesën e tyre me pistoletë të kalibrit të vogël dhe ka qëlluar 5 herë: 3 herë ish-vjehrrin dhe 2 herë ish-vjehrrën e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se autori i ngjarjes është emigrant i rregullt në SHBA. Ai pasi është ndarë me gruan e parë, vajzën e çiftit të plagosur, është rimartuar dhe jeton në Amerikë së bashku me gruan e dytë.
Sigal