Si e vlerësonte dhe vlerëson RAI UNO Skënderbeun

674
Gezim Llojdia

Emri i shquar i Skënderbeut, dhe busti me te dhënat shqip për të në Kalabri janë transmetuar këtë të diel tek Rai Uno, stacioni qendror shtetëror italian, në epiqendër të emisionit: “Linea Verde”. E dhe më parë, aty rreth vitit 2009 në emisionin e përjavshëm italian të këtij stacioni të madh italian është shfaqur figura e heroit tonë kombëtar. Rreth orës 13.00, “Linea Verde” ka zbarkuar në fshatrat arbëreshe. Një helikopter nga sipër dhe gazetari me Lucia Martinën kanë zbritur në një fshat arbëresh. Shfaqet në ekranin e Rai Uno busti i Skënderbeut, datëlindja dhe të tjerat të dhëna. Gjergj-Kastriot-Skënderbeu! Për ne shqiptarët nuk ka pamje më impresionuese se kjo e dhënë në këtë kanal italian. Gazetari i “Linea Verde” përmend se ai është heroi shqiptar dhe Luçia shton “edhe i Evropës”. Në fshatin arbëresh është Festa e së dielës. Arbëreshi Domecio flet shqip, kur e pyesin se çfarë donte, ai përgjigjet: “Dua verën dhe shtëpinë”. Vallet e bukura arbëreshe të mahnitin e të mbërthejnë programin duke luajtur kësisoj protagonistin së bashku me kostumet e spikatura ngjyra-ngjyra. Gazetari përmend me dashamirësi “albanesi” si dhe shprehjet shqiptare, ndërsa pyet Luçian për Kishën që ndodhet në krye të fshatit, ku në atë kohë po mbahjej një celebrim martese. Të veshur në kostume popullore në festën e së dielës sheshi është i mbushur plot. Adriana Tamburi shprehet se është kalabreze duke treguar gatimin e saj, një lloj arapashi që ende gatuhet sot dhe mbahet në Labëri si gjellë tradicionale. Përmendet edhe tradita e rritjes së agrumeve. Miss Arbëresha është një arbëreshe e bukur, shumë fotozhenike, e veshur me kostum arbëresh. Gazetari në këtë festë të së dielës në fshatrat arbëreshe, duke u larguar shprehet për traditën dhe arbëreshët e ardhur aty. Dhe mbi të gjitha, ai nuk harroi asnjë çast heroin kombëtar shqiptar, të cilit arbëreshët i kanë ngritur një bust me të dedikimin në shqip, në qendër të zonës.
Ne foto monumenti i Gjergj Kastriotit-Skanderbeu i ngritur ne vitin 1964 në sheshin e madh Albania në Rome/Itali – Fotografoi Paul Tedeschini)


Sigal