Si e kapën dhe e rrahën durrsakët, kanadezin që donte të përdhunonte 13-vjeçaren

844
Sigal

Për ngjarjen e regjistruar një ditë më parë në lagjen 13 në Durrës ku policia e Durrësit, ndërhyri në kohë, të ndalonte 50-vjecarin nga Kanadaja në tentativën e tij për të përdhunuar një minorene, kanë dalë detaje të reja. Mësohet se 50-vjeçari prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.

Burime thanë se përpjekja për ta përdhunuar vajzën e mitur, e cila gjithashu ndodhej me pushime me familjen e saj (shtetase hungareze) ka zgjatuar vetëm disa caste, pasi ka qenë vetë 13-vjecarja që ka kërkuar ndihmë në momentin që kuptoi se 50-vjecari kishte qëllime të tjera. Mësohet se shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës ti tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht.

Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësiellje, vajza 13-vjecare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.

Por në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjecari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjecari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihme.

Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi. Ndërkohë, 50-vjecari ka tentuar të largohej me shpejtësi. Banorët të shumtë në numër e kane kapur dhe me pas e kane rrahur shtetasin kanadez.

Më pas banorët lajmëruan policinë, e cila në pak munuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjecarit, që më pas u mor në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës. Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze me qëllim marjen e informacioneve rreth personalitetit dhe të shkuarës së tij. Vetë 50-vjecari ka mohuar të ketë kryer këtë tentativë, duke deklaruar se vajza e ka keqkuptuar pasi nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”,- mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjecari.

Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marr gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologe ka pohuar se 50-vjecari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin ku qëndronte prej pak kohësh. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit.