Si do jetë moti në ditën e parë të shkollës, kujdes në këtë orar

530
Nesër nis viti shkollor dhe asnjë fëmijë nuk dëshiron të mungojë në ditën e parë të vitit shkollor. Me çanta në shpinë, brenda të cilave kanë librat e rinj, të gjithë nxitojnë për në shkollë.
Për fat të mirë, moti do jetë i favorshëm dhe nxënësve nuk do t’u duhet të marrin çadra me vete. Mirëpo e njëjta gjë nuk vlen pë rata që e bëjnë shkollën pasdite.
Siç e dimë, shumë 9-vjeçare dhe gjimnaze në Shqipëri, e zhvillojnë mësimin me dy turne. Mirëpo nxënësit e pasdites nuk do të kenë edhe aq shumë fat me motin. Kjo sepse metereologët parashikojnë një mot të vranët.
Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta deri në mesditë kur shfaqen vranësirat e para në vend.
Por pas mesditës një sistem me vranësira vendoset mbi territor duke gjeneruar rrebeshe shiu fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Kryesisht me vranësira e shira mbeten mbrëmja dhe orët e natës duke përfshirë edhe mëngjesin e së martës. 
Sigal