Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet me pushime dhe këtë herë ka vendosur ti nisë ato në Alpet e Shqipërisë dhe ti vazhdojë në bjeshkët e Rugovës në Kosovë.

Ai ka provuar edhe adrenalinë, duke provuar sportet ekstreme, atë të Zip-Line në Pejë.

Ja çfarë shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook:

Mirëmëngjesi të dashur miq dhe një javë të mbarë!

Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë!

Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!