Shuplaka për Rilindjen/ Shqiptarët inagurojnë stadiumin me thirrjet “Rama Ik!”

491
Sigal

Shqiptarët inaugurojnë stadiumin Kombëtar me thirrjet “Rama ik”

Mbrëmë, edhe pse qeveria u mundua që ta kthejë në festë propagande inaugurimin e Stadiumit Kombëtar, u shënua incidenti i parë në Arenën Kombëtare “Air Albania”. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij stadiumi, një pjesë e tifozëve kanë shpërthyer në britma “Rama IK”. Kjo thirrje është përhapur më pas thuajse në të gjithë stadiumin, duke i prishur kryeministrit të gjithë propagandën e ndërtuar me kujdes mbrëmjen e djeshme. Shembja e Stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimi i këtij stadiumi me PPP dhe një kosto të lartë, ka shkaktuar debate të shumta në vend, por kritikët u injoruan plotësisht. Gjithashtu, vendosja e emrit “Air Albania”, solli shumë reagime, për shkak se kjo kompani është e sapo krijuar.