Shuhet pas 3 ditësh zjarri në Vermosh, dyshohet i qëllimshëm

470
Më në fund është shuar zjarri në Vermosh në rrethin e Malësisë së Madhe. Pas 3 ditësh, me ndërhyrjen nga ajri të një helikopteri të ardhur nga Mali i Zi është shuar vatra e zjarrit në zonën e Tamarës. Më herët vatra ka qenë aktive në Selcë, e cila u shua nga ndërhyrja e shërbimit zjarrikës të Shkodrës me anë të 2 mjeteve dhe 50 forcave të ushtrisë. Dëmet e shkaktuara kanë qenë të konsiderueshme në kurorën e gjelbërt, ndërsa dyshohet që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ndër vite kjo ka qenë pjesa e vetme e paprekur nga prerjet e paligjshme të pyjeve nga mungesa e rrugës. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht për hapjen e rrugës. Policia ka nisur hetimet mbi këtë rast. 
Sigal