“Shuhet ëndrra e të gjithë atyre që mendonin se do përfitonin azil në Gjermani”

565
Euronews në një shkrim të tij, trajton fenomenin e azilkërkuesve në Gjermani, të cilët e kanë origjinë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi, të cilat janë konsideruar vende të sigurta. Bëhet i ditur dhe vendimi i Gjermanisë për vendet e sigurta, ku sqarohet se Gjermania, Serbia dhe Bosnja Hercegovina, së bashku me Republikën Maqedonase “fituan” vitin e shkuar statusin e vendit të sigurt. Këtë vit këtë status e kanë marrë, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Kjo listë, pra e vendeve të sigurta, do të thotë se personat me origjinë nga këto vende nuk mund të kërkojnë Azil, pasi këto vende respektojnë të drejtat e njeriut. Në këtë shkrim bëhet e ditur se lista e vendeve të sigurta të origjinës është zgjeruar, duke përfshirë dhe Shqipërinë në listë. Pjesë e këtij shkrimi nga Euronews janë dhe histori të azilantëve, të cilët tregojnë për kushtet dhe për arsyet se përse janë larguar drejt Gjermanisë dhe pritshmëritë që ata kishin për të ardhmen në Gjermani, dhe nëse e shihnin veten aty pas gjithë paralajmërimeve që janë bërë për azilantët. Ndër arsyet kryesore që theksohen nga shqiptarët që janë pjesë e këtij shkrimi, kryesoret janë vështirësisë ekonomike dhe kërkimi i një jetese më të mirë. Por kjo gjendje është bërë më e vështirë me ndërprerjen e ndihmave nga ana e Gjermanisë, arsye e cila ka rikthyer në vend një pjesë të madhe të azilantëve të cilët shkuan drejt Gjermanisë. Tregohet qarte se, marrja e azilit ne Gjermani tashme është diçka e pamundur, dhe këtë e kanë thënë të gjitha autoritetet Gjermane, të cilat u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që i drejtohen Gjermanisë për përfitimin e azilit pa pasur një arsye të fortë, si luftën në vend, por jo gjendjen ekonomike, pasi me këtë pretendim asnjë shqiptar nuk do të mund të fitojë azilin. Euronews thekson se tashmë ëndrrat janë shuar për të gjithë ata që kanë pasur këtë qëllim. 
Sigal