Shtyhet seanca – Familja Çali: Laguna e Patokut vijon të shfrytëzohet nga Prenga

508
Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për Armando Prengën, shkak është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues.

Po ashtu gjykata e Lartë ka vendosur që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Apelit, që i kaloi në shfrytëzimin e Lagunës familjes Prenga.

Seanca e radhës është caktuar në 27 mars.

Përfaqësuesit e familjes Çali kanë deklaruar se laguna vazhdon të shfrytëzohet nga Armando Prenga.

Familja Çali prej kohës është në konflikt me familjen Prenga për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Sigal