Shtyhet për në 7 prill gjyqi ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit

520
Është shtyrë për me 7 prill gjyqi ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit, ndërsa të pandehurit kanë munguar në seancë ku janë përfaqësuar vetëm nga avokatët.

Gjykata ka kërkuar shtyrjen e vendimit pasi kishte nevojë për më shumë kohë. 

Durim Bami dhe Mark Frroku kanë kërkuar veçim të çështjes dhe transferim në Gjykatën e Tiranës.

Avokati i Tom Doshit ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë për dërgimin e çështjes në gjyq dhe pushimin e saj.

Prokurori Andand Xholi është shprehur se nuk mund të veçohet çështja për aq kohë sa provat për të pandehurit janë të përbashkëta.

“Çështja nuk mund të veçohet pasi ka prova të përbashkëta dhe dëmtohet procesi. Edhe Gjykata Kushtetuese është shprehur me vendim”, ka deklaruar ai. 
Sigal